Gareth Southgate është përzgjedhësi i përkohshëm i Anglisë në futboll.Pas largimit të Sam Allardycet pas vetëm 67 ditëve në krye të “Tre Luanëve”, Federata e Anglisë ka njoftuar se Southgate është trajneri i përkohshëm i përfaqësueses.
Largimi i Allardycet vjen pas skandalit të publikuar nga “The Guardian”.
Në një video të publikuar shihet Allardyce që kishte arritur një marrëveshje me një biznesmen duke ofruar këshilla për të bërë mashtrime me transferime, duke shkelur ligjet e Federatës Angleze.
Ai në këtë video kishte pranuar shumën prej 400 mijë funtesh.
Pas largimit, vetë “Big Sam” ka kërkuar falje publike për veprimet e tij. (b.an)