• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sourani në Bularat: Të rinisë puna e komisionit për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë

by A R
28/10/2017 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ceremoninë e përvitshme simbolike pranë varrezave të të rënëve grekë të luftës italo-greke në Këlcyrë dhe Bularat u ngrit me deklarata të forta çështja e eshtrave të pagjetura të shumicës së tyre.

Qindra qytetarë grekë, të afërm të ushtarëve të vrarë udhëtuan drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore.

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani kërkoi nga Bularati rifillimin e punës së komisionit dypalësh për çështjen e gjetjes së eshtrave të ushtarëve helenë.

“Shpresojmë që marrëveshja me Shqipërinë, si një vend anëtar i NATO-s, të bëhet funksionale sa më shpejt për gjetjen, identifikimin dhe rivarrosjen e të rënëve tanë. Është detyrimi ynë të përpiqemi derisa të marrim edhe ushtarin e fundit të rënë në Shqipëri”, u shpreh Surani.

Ndërsa kreu i Shoqatës së Ushtarëve të Viteve ‘40 pa Varr, Jorgos Surlas kërkoi rihapjen e çështjes, që sipas tij është e mbyllur prej më shumë se 6 vitesh.

“Ka vetëm 59 varre këtu në Bularat dhe për këtë i jemi mirënjohës banorëve që gjetën medalionet e tyre me numra dhe i shënuan më pas mbi gurët e varreve. Nuk mund të them të njëjtën gjë për qeverinë shqiptare. Ende pas 76 vitesh nuk kemi eshtrat e të rënëve. Marrëveshja e 2009-s nuk po respektohet nga Shqipëria dhe kjo po na indinjon të gjithëve. Jam i sigurt që po flas edhe në emër të familjeve të të rënëve”, tha Surlas raporton TCH.

Pala greke ka kërkuar disa vite më parë rivarrosjen në manastirin e Këlcyrës, në varreza murale të rreth 2.500 ushtarëve grekë që humbën jetën brenda territorit shqiptar gjatë luftës italo-greke, por bisedimet e komisionit ndërshtetëror të ngritur në 2009-n u ndërprenë në atë kohë për shkak të mosmarrëveshjeve mbi këtë çështje./a.m.

Next Post
Rama pranon propozimn e Bashës, Drejtor i Burgjeve personi që arrestoi babain e Tahirit

Shkarkimet e drejtorëve në bllok, Hoxha: U cënua siguria e burgjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In