• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sot zhvillohet gjyqi ndaj Saimir Tahirit, në sallë për herë të parë do jetë i pranishëm edhe Jaeld Çela

by Java News
28/05/2020 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme e Apelit do të zhvillojë sot seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, e cila ishte shtyrë prej disa kohësh për shkak të pandemisë së koronavirusit. Për herë të parë në sallën e gjyqit është  i pranishëm edhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela por mungon ish-ministri.

Ky i fundit për herë të parë ka zgjedhur që të mos marrë pjesë në seancë gjyqësore duke zgjedhur që të përfaqësohet nga avokatët e tij. Deri më tani në gjykatë kanë mbërritur palët mbojtëse; Maks Haxhia, Gentian Rumano dhe Petrit Ismaili. Ndërsa togat e zeza që do të vendosin për fatin e ish-ministrit janë: Nertina Kosova, Nure Dreni dhe Albana Boksi. Kryesuese e trupës do jetë Boksi dhe anëtare Kosova e Dreni.

Gjithashtu për shkak të masave të marra ndaj pandemisë së koronavirusit, në sallë nuk do të jenë të pranishme as mediat dhe nuk do të ketë as publik.

Çështja “Tahiri” u ankimua në Apeli nga avokatët e ish-ministrit, që kërkojnë pafajësi dhe nga Prokuroria, e cila shprehet se ka prova për ta akuzuar për trafik droge, një nga akuzat që u rrëzua bashkë me të tjerat në shkallën e parë.

Në shtator të vitit të shkuar, pas më shumë se 13 orësh përfundoi “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove. Tahiri paralajmëroi që asokohe se do ta apelonte vendimin dhe do të fitonte pafajësi./ dosja.al

g.kosovari

Next Post
Studimi/ Ngjashmëria e koronavirusit me HIV dhe pasojat që lë te të shëruarit në sistemin imunitar

Studimi/ Ngjashmëria e koronavirusit me HIV dhe pasojat që lë te të shëruarit në sistemin imunitar

Comments 1

  1. Info-inside says:
    6 years ago

    Spiunii SHQUP-it

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata mori në shqyrtim ankimimin e Alibeajt, Bardhi i përgjigjet Berishës: Kërcënimet ndaj gjyqtarëve i përkasin drejtësisë së korruptuar ‘alla Zhukri’

VIDEO / Kur Berisha akuzonte Gaz Bardhin: Të mos i thurë lavde SPAK-ut, por të zbardhë rolin në vrasjen në Elbasan

March 19, 2026
Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

March 19, 2026
Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

March 19, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Reforma territoriale, Demo: Mazhoranca, e hapur që të përfshihen të gjitha palët

March 19, 2026
Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

March 19, 2026
Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

March 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Mars 2026

March 19, 2026
Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

March 19, 2026
Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In