• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sot zgjidhet kreu i FBI-së shqiptare/ Kush janë 4 kandidatët në garë, në shtator nis përzgjedhja e 60 hetuesve

by Java News
27/07/2020 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta kundër korrupsionit pritet të hyjë sot në një fazë të re. Pas muajsh të tërë pritjesh, struktura kundër korrupsionit do të jetë tashmë e kompletuar me prokurorinë, gjykatën dhe me policinë e saj gjyqësore. Ditën e sotme do të zgjidhet kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky organ do të jetë policia gjyqësore e SPAK në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në garë për këtë pozicion janë 4 kandidatë, nga të cilët 1 prej tyre do të jetë në krye të këtij organi të rëndësishëm. Në garë për kreun e BKH janë Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj. Kandidati që do të zgjidhet në bazë të disa kushteve që janë të parashikuara në ligj, mes të cilave është eksperienca 5 vjeçare në çështjet që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Po ashtu, kandidati duhet të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve, pra master shkencor ose arsim të lartë në polici. Por, nëse kandidati ka qenë më parë apo vijon të jetë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit, atëherë duhet të ketë mbajtur grada të rëndësishme, siç janë Komisar, Kryekomisar apo drejtues. Por një tjetër kriter që është parashikuar në ligj është që kandidati për kreun e BKH nuk duhet të ketë mbajtur funksione publike apo pjesë e partive politike. Por pas emërimit, kreu i BKH do të hartojë menjëherë një rregullore të plotë ku do të hartohet procesi i përzgjedhjes së hetuesve.

Zgjedhja e zv/kryetarit

Por pasi sot të zyrtarizohet kreu i Byrosë së Hetimit, do të zgjidhet zv/kryetari. Sipas ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, theksohet se zv/kryetari zgjidhet nga kreu i BKH me pëlqimin e kreut të SPAK Arben Kraja në një proces tërësisht të hapur dhe transparent. Zv/kryetari i BKH do të ketë një mandat të plotë 4-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Ligji i jep të drejtë zëvendësdrejtorit të jetë përgjegjës për funksionimin e shërbimeve të Policisë Gjyqësore. Ai gjithashtu duhet të ketë një eksperiencë 3-vjeçare në hetimin e veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda, si dhe duhet të ketë treguar aftësi drejtuese. Ndërkohë që e drejta për të shkarkuar zv/kryetarin nga detyra e ka vetëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë, nëse ka ankimim nga kreu i SPAK për shkelje të Kushtetutës, shkelje të disiplinës gjatë ushtrimit të detyrës apo dënim të formës së prerë.

Përzgjedhja e hetuesve

Pas zgjedhjes së kryetarit dhe zv/kryetarit do të bëhet edhe përzgjedhja e hetuesve të BKH, të cilët do të kenë një rol kryesor në funksionimin e këtij institucioni. Ligji ka parashikuar që BKH të ketë në përbërjen e saj 60 hetues, të cilët duhet të kenë arsim të lartë policor dhe 1 vit eksperiencë pune në gjykata apo prokurori. Por sipas burimeve, ka një numër të lartë kandidatësh që kanë shfaqur interes për të qenë hetues të BKH. Numri i lartë i aplikimeve lidhet me thirrjen që hapi KLP paralelisht me anëtarët e SPAK. Hetuesi do të jetë punonjës i Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili është përgjegjës për hetimin dhe do gëzojë statusin e oficerit të Policisë Gjyqësore. Po ashtu, ai do kryejë hetime vetëm nën drejtimin e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Në ligj është parashikuar që kandidati i BKH do përzgjidhet pas një procesi rekrutimi. Hetuesi caktohet nga Drejtori i Byronë Kombëtare të Hetimit ose Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme që të punojë me një prokuror të Prokurorisë së Posaçme. Hetuesi nuk mund të caktohet në një detyrë tjetër pa pëlqimin e prokurorit të posaçëm apo të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Çfarë është BKH-ja?

BKH është një institucion, i cili do të ndihmojë SPAK në hetimin e rasteve të korrupsionit në nivele të larta. Ngritja e BKH pritet të bëhet pas ngritjes së SPAK-ut. BKH do të përbëhet nga një drejtor dhe një ekip hetuesish, të cilët duhet të përmbushin standarde të forta, të ngjashme me ato të FBI.

Kryeprokurori i posaçëm i SPAK dhe dy prokurorë të Posaçëm do të zgjedhin drejtorin e BKH. Ky drejtor, do të drejtojë ekipet e hetuesve, pasi të jenë zgjedhur për këtë mision. Atyre do t’u monitorohen llogaritë bankare dhe telefonat përgjatë gjithë kohës, për t’u siguruar se do e zbatojnë detyrën me integritet dhe paanshmëri.

Zgjedhja e kreut të BKH kaloi nëpërmjet një procesi ku u përdor edhe makina e të vërtetës dhe gara të tjera fizike dhe mendore, proces ky që u monitorua nga amerikanët dhe partnerët europianë.

g.kosovari

Next Post
Nga Spanja në Gjermani/ Europa në alarm, i trembet “valës së dytë” të COVID, edhe më të përhapur

Nga Spanja në Gjermani/ Europa në alarm, i trembet “valës së dytë” të COVID, edhe më të përhapur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qetësia e humbur e një prokurori pas një padie në Gjykatën Administrative

April 8, 2026
Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

April 8, 2026
“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

April 8, 2026
Mazniku: Oferta për apartamente në treg është në përputhje me kërkesat, emigrantët po blejnë prona në Tiranë

Mazniku: Një nga skenarët për reformën territoriale parashikon më shumë pushtet për drejtuesin e qarkut

April 8, 2026
Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

April 8, 2026
Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

April 8, 2026
7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

April 8, 2026
Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

April 8, 2026
Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

April 8, 2026
“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In