Sot tentativa e 10-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

Në Kosovë sot vijon tentativa e dhjetë për konstituimin e Kuvendit. Seanca pritet të nis në orën 10:00.

Të gjitha seancat e tjera kanë dështuar pasi partitë opozitare kanë kërkuar një kandidate tjetër për kryeparlamentare dhe jo Albulena Haxhiun. Lëvizja Vetëvendosje duket se vijon të jetë e palëkundur në qëndrimin e saj që Kuvendin ta drejtojë Haxhiu, edhe pse me koston e thellimit të krizës politike.

Në seancën e 1 majit, Avni Dehari, propozoi që votimi për kryetar të Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë, por përveç VV asnjë parti tjetër nuk ishte dakord.

Madje PDK, ashtu edhe LDK e cilësuan të paligjshme ndërrimin e formës së votimit.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.