Premier Liga angleze rikthehet sot me derbin e javës së dytë mes Manchester Cityt dhe Chelseat, e cila pritet me interesim të madh nga tifozët e flaktë.
Manchester City ka pasur një start të furishëm duke fituar pastër me rezultatin3:0 ndaj Ëest Bromëich-it, ndërsa kampionët në fuqi të Chelsea u ndalën në shtëpi nga Sëansea me rezultatin 2:2.
Bëhet fjalë për dy nga ekipet pretende për të fituar kapmionatin, por edhe i dy prej trajnerëve me rivalitetin më të madh në Angli.
Trajneri i skuadrës së Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka insistuar se do t’ia japë dorën trajnerit të Chelseas, Jose Mourinho. Marrëdhëniet ndërmjet Pellegrinit dhe Mourinhos kanë qenë të tensionuara, pasi trajneri kilian kishte refuzuar t’ia zgjatë dorën Mourinhos kur Chelsea fitonte vitin e kaluar kundër Cityt me rezultat 2:1.
“I kam diferencat me Mourinhon, mirëpo gjithmonë do t’ia zgjas dorën atij”, është shprehur Pellegrini.
Formacionet zyrtare:
Man. City: Hart, Sagna, Kompany (C), Mangala, Kolarov, Yaya Toure, Fernandinho, Navas, Silva, Sterling, Aguero
Chelsea: Begovic; Ivanovic, Cahill, Terry (c), Azpilicueta; Ramires, Matic; Willian, Fabregas, Hazard; Diego Costa









