• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot Sulltan Novruzi, uron Kryegjyshi Botëror Edmond Brahimaj: Zoti u bekoftë/Kalendari i festimeve

by Java News
22/03/2017 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryegjyshi Botëror Bektashian Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka uruar sot bektashinjtë në mbarë botën me rastin e festës së Sulltan Novruzit, e cila në Shqipëri është festë zyrtare. Ai ka njoftuar se aktivitetet me rastin e kësaj dite do të zgjasin dhe ka ftuar besimtarët për të ndarë bashkë gëzimet dhe emocionet e këtyre veprimtarive.

“Të nderuar muhibe, dashamirës dhe miq të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane! Duke iu uruar fat e mbarësi në familjet tuaja, ju bëjmë me dije se festimet e Sulltan Novruzit këtë vit, kemi menduar t’i shtrijmë në kohë, përmes eventesh të ndryshme. Kështu, me 22 mars 2017, festimet nisin në orën 10.00, me koncert festiv, dorëzim dekoratash, celebrimi i liturgjisë së festës së Sulltan Novruzit dhe vizitave në Selinë e Shenjtë. Ndërsa, në oren 16:00 e në vazhdim do të kemi shfaqje të filmave nga veprimtari bektashiane. Duke iu ftuar të ndajmë së bashku, gëzimet dhe emocionet e ketyre veprimtarive, Zoti iu bekoftë!”, thuhet në mesazhin e urimit të Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtëria e tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Dita e Novruzit apo e quajtur ndryshe edhe dita e Sulltan Novruzit është ditëlindja e Imam Aliut në Qabe. “Novruzi” vjen nga persishtja dhe do të thotë “Dita e re”, ndërsa “Sulltan” është titulli i lartë që tregon rëndësinë e kësaj dite. Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI. Në shekullin XX dhe në mënyrë të veçantë në mesin e tij, kjo festë është shndërruar në një manifestim mbarëkombëtar.

Diktatura komuniste në Shqipëri, e prirur drejt ateizmit, në vitin 1967 i mbylli të gjitha objektet e kultit, përfshi ato të besimit bektashian. Në Shqipëri Dita e Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.

Sekti i bektashinjve është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Bektashinjtë janë të përhapur edhe në Kosovë dhe në Maqedoni, ku krahas sunitëve ata përbëjnë popullsinë shqiptare të besimit mysliman.Dita e Novruzit festohet edhe ne vende te tjera të botës myslimane.

a.ç

Next Post
Republikani McCain pret Bushatin: Shqipëria ka bërë progres në reforma

Rikrijohet grupi mbështetës për çështjet shqiptare në Senatin Amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In