Ndeshja mes Arsenalit dhe Baselit, e cila luhet në kuadër të Grupit A të Ligës së Kampionëve, do të vërë përballë vëllezërit Taulant e Granit Xhaka.
Vëllezërit Xhaka ishin përballur me njëri tjetrin edhe në Euro 2016, në ndeshjen mes Zvicrës dhe Shqipërisë. Nga ky takim triumfues ka dal Graniti, pasi helvetët fituan 1:0 ndaj kuqezinjve.
Por, edhe kësaj radhe Graniti synon të dal triumfues. Ai, nëpërmjet një postimi në Facebook, i ka uruar mirëseardhjen Taulantit dhe Baselit në Londër, por u ka bërë me dije se tre pikë do të mbeten në Ishull.