Sot do të mblidhet séanca plenare në të cilën pritet që të ketë debate mes pozitës dhe opozitës për dy çështjet kryesore të aktualitetit politik në vend. Reforma në Drejtësi dhe grabitja në Rinas pritet që të sjellin reagime e kundërreagime mes palëve, ndërkohë që Kuvendi ka bërë publik edhe rendin e ditës, për të cilin janë njoftuar edhe deputetët e Parlamentit.
Sipas rendit të ditës, pikë kryesore është miratimi i projekltligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkëmbimin e informacionit për verifikimin e terrorizmit”. Ndërkohë, tjetër çështje diskutimi dhe miratimi është Projektligji “Për kontrollin kufitar”.
ma.me