Sot do të zhvillohet seanca e parë dëgjimore për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.
Sipas informacioneve të deritanishme Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë sot në seancën dëgjimore te Komisioni i Ligjeve që do të zhvillohet në orën 15:00 shkruan Panorama. Që në fillim të këtij procesi PD e ka cilësuar si të jashtëligjshëm duke akuzuar Ramën se kërkon që të mbyllë dosjet e korrupsionit me prokurorin e përkohshëm që do të caktojë./a.m.