• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sot ra alibia që Rama drejton SPAK-un”, Ngjela: LaCivita nuk është në stafin e Trump!

by S T
10/02/2025 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela foli në Studio Live lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj mesditën e sotme me urdhër të SPAK. Ngjela vlerësoi për Arbër Hitajn SPAK-un dhe u shpreh se sot ra alibia që Rama drejton SPAK-un.

‘SPAK për të shpëtuar Shqipërinë. Këta që arrestohen prezumohen të pafajshëm. Do shikojmë. Por SPAK nuk gabon. E dyta, SPAK goditi sot edhe atë që thoshin se e drejton Rama. Mori njeriun më të afërm të Ramës dhe figurën e dytë të PS-së. Mund të marrë pafajësi nesër. Jam avokat, nuk uroj dot goditjen penale të dikujt. Në këtë momente po shohim një interesim shumë të madh të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Ku i di unë faktet? Kam besim te SPAK.’

Por për Ngjelën ky arrestim është në favorin e mazhorancës. Nga ana tjetër tregon se ekspertët e huaj dhe amerikanë ndodhen në SPAK.

‘Mazhoranca e ka në favor, rrëzon atë që thoshin drejtësia kontrollohet nga Rama. Rrëzohet çdo alibi. Unë e kam ditur. Nuk e mësova sot. I kam parë ekspertët e huaj në SPAK. Nuk e di çdo bëhet me reformën pas zgjedhjes së presidentit. Kanë ardhur të shpëtojnë drejtësinë nga padrejtësia. Të shohim si do ecin ngjarjet.’

Lidhur me ardhjen në PD të drejtuesit të fushatës së Trump, Chris LaCivita, për Ngjelën është një ndihmë profesionale dhe nuk ka lidhje me qëndrimin politik të SHBA-së.

‘Flas me fakte, jo me analiza popullore. Erdhi ai dhe do merret menjëherë me Shqipërinë. Stafi i fushatës janë profesionistë që paguhen. Kam një kompani, sot më thërret dhe vete e ndihmoj në kuptim professional. Ai nuk është në stafin e Trump. Edhe po të jetë nuk ka asnjë problem. Mos u merrni me SPAK, se nuk e drejtojmë ne.’

Më tej Ngjela thekson edhe një herë se të huajt janë në SPAK për të ndërtuar një pushtet gjyqësor të pavarur.

‘SPAK është vend sekret. Ju kam thënë nja 3 herë, bëj gjyqe në SPAK si avokat. Hajdeni shikoni ekspertët e huaj. Shumica amerikanë. Kanë ardhur të ndërtojnë pushtetin gjyqësor të pavarur. Japin kontributet e tyre. Kjo është e vërteta, tjetra janë fjalë.’

Së fundmi, Ngjela foli edhe për zgjedhjet në Kosovë, teksa vlerësoi procesin demokratik.

‘Sondazhet dilnin në rënie. Tani duhet të vijnë në pushtet me koalicion dhe kjo është sukses demokratik për Kosovën. Rritet optika demokratike, dhe të drejtat individuale në Kosovë. Nuk mund të pranoj absolutizma. Votat që ka marrë Kurti deri tani kanë qenë zgjedhje të lira, por ishte një lloj absolutizmi. Por tani konflikti, debate parlamentar do bëhet më i gjallë dhe do shikohet koalicioni. Do shikojmë me vëmendje, është në favor të demokracisë në Kosovë. VV e ka të domosdoshme aleancën në favor të demokracisë. Sa më e gjerë aleanca aq më e fortë mazhoranca.’

Next Post
Merr flakë banesa në Gjirokastër, shpëtojnë mrekullisht dy të moshuarit, shkak i zjarrit…

Merr flakë banesa në Gjirokastër, shpëtojnë mrekullisht dy të moshuarit, shkak i zjarrit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

December 31, 2025
Këtyre shenjave të horoskopit u duhet një përjetësi për të harruar ish-in

Nata e ndërrimit të viteve, çfarë urren secila shenjë e horoskopit gjatë Vitit të Ri

December 31, 2025
“Paçi një copë bukë në tavolinë, por shpirtin dhe zemrën plot”, urimi i Agron Llakajt për fundvit

“Paçi një copë bukë në tavolinë, por shpirtin dhe zemrën plot”, urimi i Agron Llakajt për fundvit

December 31, 2025
Pas 9 largimeve, Tirana prezanton një mesfushor sllovak

Pas 9 largimeve, Tirana prezanton një mesfushor sllovak

December 31, 2025
Avokatët hedhin poshtë spekulimet: Dionis Teqja nuk ka asnjë status kërkimi, njoftimet publike janë thjesht procedurë normale në një gjyq civil

Avokatët hedhin poshtë spekulimet: Dionis Teqja nuk ka asnjë status kërkimi, njoftimet publike janë thjesht procedurë normale në një gjyq civil

December 31, 2025
Ndryshojnë shpërblimet në sport, rregulla të forta për peshëngritjen dhe dopingun

Ndryshojnë shpërblimet në sport, rregulla të forta për peshëngritjen dhe dopingun

December 31, 2025
Qeveria rrit pagesën për paketën higjieno-sanitare të paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, efektet nisin nga 1 Janari

Qeveria rrit pagesën për paketën higjieno-sanitare të paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, efektet nisin nga 1 Janari

December 31, 2025
Minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?

Minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?

December 31, 2025
Qeveria “Ok” regjistrimit të objekteve në ndërtim! 300 mijë lekë për certifikatën e karabinasë, zbardhen kostot për ndryshimin e lejeve

Qeveria “Ok” regjistrimit të objekteve në ndërtim! 300 mijë lekë për certifikatën e karabinasë, zbardhen kostot për ndryshimin e lejeve

December 31, 2025
Tërheqja e valës së inflacionit, BSH mund të ulë normën e interesit, kreditë në lekë më të lira

Pagat si pensionet, do të indeksohen për të mbuluar efektet e inflacionit

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com