• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sot pritet të nisë vaksinimi kundër COVID në SHBA/ Dozat e para drejt qendrave të shpërndarjes

by Java News
14/12/2020 08:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vaksinat e sapo-miratuara kundër koronavirusit u nisën me kamionë-frigoriferë në kontenierë me temperatura tepër të ftohta, nga një fabrikë e kompanisë Pfizer në Kalamazu të Miçiganit në orët e para të së dielës drejt pikave të shpërndarjes në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Vaksinimi kundër COVID-19 do të fillojë “shumë shpejt, shpresojmë që të hënën,” tha Stephen Hahn, komisioner i Administratës amerikane për Ushqimin dhe Barnat, në një interrvistë për rrjetin CNN. Më shumë se 184,000 ampula u dërguan me kamionët e parë nga fabrika e Pfizerit.

Punonjësit e shërbimeve shëndetësore si dhe punonjësit në qendra për të moshuarit do të jenë të parët që vaksinohen.

Zoti Hahn tha se ka mundësi që 20 milionë amerikanë të vaksinohen me dy dozat e nevojshme brenda dhjetorit. Moncef Slaoui, këshilltari i lartë i qeverisë për prodhimin e vaksinës, tha të dielën në intervistë për emisionin “Fox News Sunday” se 100 milionë amerikanë mund të vaksinohen deri në fund të marsit.

Por në emisionin “This Week” to rrjetit ABC, zoti Hahn tha se “një problem serioz” mbetet fakti që 25% deri në 50% e amerikanëve, sipas anketave, e shohin me dyshim vaksinën e prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech, megjithëse ekspertët qeveritarë këmbëngulin se është e padëmshme. Shumë prej tyre, sipas anketave, thonë se nuk do të pranojnë të vaksinohen.

Zoti Hahn tha se qeveria “duhet të tregohet transparente për sigurinë” e vaksinës së Pfizerit, si dhe vaksinën e Modernas që është në procesin e analizës. Provat klinike tregojnë se vaksina është 95% e suksesshme.

Zoti Slaoui tha se në mënyrë që popullata në SHBA të përftojë “imunitetin e tufës” e cila e ndal transmetimin e virusit, rreth 75-80% e banorëve duhet të vaksinohen. Ai tha se shpreson që kjo masë të arrihet deri në maj ose qershor.

“Ka rëndësi kritike që njerëzit të vaksinohen. Jemi shumë të shqetësuar nga hezitimi që vërejmë,” tha ai. Zoti Slaoui shtoi “Kemi besim tek këto vaksina. Janë të padëmshme”.

Gjenerali Gustave Perna, shef i operacionit Shpejtësia Marramendëse, siç është pagëzuar projekti i qeverisë amerikane për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit, tha të shtunën në një konferencë shtypi se kompanitë e transportit do të furnizojnë fillimisht 150 qendra shpërndarjeje dhe deri të mërkurën gjithësej 450 qendra do të kenë marrë pako me vaksina.

Vaksina e prodhuar me bashkëpunim nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech u miratua të premten në darkë për përdorim emergjent tek individë mbi moshën 16 vjeç. Ndërkohë do të vazhdojnë analizat klinike për të parë nëse edhe fëmijë nën 16 vjeç si dhe gratë shtatzëna mund të vaksinohen, pasi këto dy grupime nuk ishin përfshirë në numër të mjaftueshëm në provat klinike.

Ndërkohë, autoritetet po analizojnë edhe vaksinën kandidate të kompanisë Moderna.

Zyrtarët paralajmërojnë se edhe për disa muaj, kërcënimi i koronavirusit mbetet i lartë. “6-8 javët e ardhshme do të jenë të tmerrshme,” tha guvernatori i Nju Xhërsit, Phil Murphy./ VOA

g.kosovari

Next Post
VIDEO+FOTO/ Terror në Nju Jork, të shtëna me armë para Katedrales në Manhatan. Ekzekutohet agresori

VIDEO+FOTO/ Terror në Nju Jork, të shtëna me armë para Katedrales në Manhatan. Ekzekutohet agresori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
Rrezik për sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon Qeveria: Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese

Rrezik për sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon Qeveria: Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In