• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot ‘primaret’ në PD / Mes kandidatëve, të përjashtuarit nga Vettingu dhe deputetë nën hetim nga SPAK

by F M
01/03/2025 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike zhvillon këtë të shtunë primaret për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Në garë janë 289 kanditatë të cilët luftojnë për gati 20 vende në listat e mbyllura dhe gjithë pjesa tjetër do të renditen në pjesën e hapur të saj.

Gara më e fortë pritet të jetë në qarkun e Tiranës, ku garojnë 80 emra, ndërkohë në qarkun Gjirokastër lufta bëhet për një vend në listë të hapur.

Votimi u hap në orën 08:00 dhe mbyllet në orën 18:00. Mënyra e votimit është një anëtar, një votë. Kandidatët janë në nivel qarku, e votohet për secilin qark më vete. Si për shembull, në fletën e votimit të Qarkut të Tiranës do të jenë të gjithë kandidatët e Tiranës, Kamzës, Kavajës, Vorës dhe Rrogozhinës. Çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat

Deri më tani votimi ka nisur në qarqet Lezhë, Shkodër, Korçë dhe Fier.

Primaret në Tiranë
Në Tiranë thuajse i gjithë ekipi i Këshilltarëve Bashkiakë të pd-së në Tiranë synon të jetë në listën e kandidatëve për deputetë. 5 prej tyre, nga rreth 8 këshilltarë të Sali Berishës në Këshillin Bashkiak të Tiranës janë pjesë e listës zyrtare të garës së primareve.

Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili ishte pjesë edhe e primareve për zgjedhjet vendore në 2023, por kandidat zyrtar i Berishës për kryebashkiak u shpall Belind Këlliçi, do të jetë në garën e brendshme për kandidat për deputet. Gjithashtu në primare janë futur edhe këshilltarët e PD Ilda Zhulali, Dorian Teliti, Alba Kepi dhe Jonathan Pano. Ata janë në mesin e 89 emrave në listën e prezantuar nga PD për primaret në qarkun e Tiranës. Pjesa më e madhe e listës janë figura të njohura në PD dhe jo risi, aktiv në angazhim apo pasivë gjatë viteve të fundit, si Edith Harxhi, Aleksandër Biberaj, Mimoza Hajdarmataj etj, por edhe disa deputetë aktualë si Asllan Dogjani në hetim nga SPAK, Dhurata Çupi, Oriela Nebijaj apo Jorida Tabaku.  Të vetmet risi në këtë listë janë disa emra si ai i anëtarit të departamentit Brain Gain Andi Mustafaj apo Daniel Nikolla i ardhur si propozim nga diaspora.

Në primare ata që përballen me SPAK

Në Durrës dhe Dibër kandidojnë në primaret e Berishës dy  personazhe të njohur, edhe në dosjet e SPAK. Arjan Ndoja dhe Xhemal Gjunkshi. I pari ish prokurori i shkarkuar si i lidhur me krimin e organizuar, ndërsa Gjuknshi gjenerali i njohur që firmosi dorëzimin përfundimisht të ish kompleksit Partizani te Jamarbër Malltezi. Nuk mungojnë as emrat që SPAK i ka aktualisht nën akuzë si Luan Baçi, Asllan Dogjani dhe Bardh Spahia, apo ish-kreut të KQZ-së, Arben Ristani dhe ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni, që tashmë prej kohësh është rreshtuar politikisht.

Jashtë primareve, por jo listave të kandidatëve për deputetë janë edhe 13 ligjvënës të tjerë të grupit parlamentar të pd.Kjo pasi krahas Berishës, Flamur Nokës e Edi Palokës që drejtojnë fushatën në të gjithë vendin, të tjerëve u është besuar drejtimi politik i qarqeve, përfshi edhe Gazment Bardhin. Ata do të jenë në zonën e sigurt të listave, duke siguruar një mandat të radhës parlamentar.

Tirana është qarku ku spikasin më pak emra të deputetëve aktualë të PD-së, kurse Korça dhe Elbasani kryesojnë me nga 4 emra ligjvënësish në listën e Primareve dhe luftë të fortë për t’u rizgjedhur, e më pas Lezha me 3 deputetë.

Jorida Tabaku do përballet gjithashtu në Tiranë në garën për deputete, kurse Ina Zhupa në Vlorë. Spikat edhe emri i zëdhënëses së Berishës, Floriana Garo në Durrës, gjeneralit Pirro Ahmetaj, ish-drejtorit të policisë Emri Vata apo gazetarit Basir Çollaku.

Emrat që spikasin sipas qarqeve

Në listën e Tiranës bien në sy emrat e deputetit Asllan Dogjani, nën hetim nga SPAK, Adriana Kalaja, kryetare e Komisionit të Apelimit në PD, Ilda Zhulalit, Grigels Muçollarit, anëtar i kryesisë, deputetes Jorida Tabaku, ish-deputetit Myslim Murrizi, deputetes Oriela Nebiaj, ish-kreut të Komunës Shëngjin, Salvador Kaçaj, deputetes Dhurata Çupi, ish-zv/ministrit të Brendshëm, Avenir Peka, anëtarit të këshillit bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti apo dhe ish-deputetit Klevis Balliu.

Në Vlorë janë emrat e ish-kryetares së degës Sarandë, Afrovita Dhimojani, deputetes, Ina Zhupa dhe gjeneralit Pirro Ahmetaj. Kurse në Shkodër spikat emri i ish-kryebashkiakut nën akuzë nga SPAK, njëkohësisht ish-deputetit Bardh Spahia, deputetes Greta Bardelit dhe i kryetares së degës së PD, Eliona Shkrelit.

Lista më e ‘nxehtë’ është ajo e Lezhës, ku spikasin deputetja Elda Hoti, një nga më aktivet në tensionet e dhunshme në Kuvend gjatë gjashtë muajve të fundit, ish-gjyqtarit të Apelit, aq shumë të lakuarit Gjin Gjoni, deputetes Lindita Metaliaj dhe deputetit Kastriot Piroli.

Në Gjirokastër nuk mungon emri i ish-sekretarit të PD-së në kohën e Bashës dhe njëkohësisht ish-deputetit Arben Ristani (ish-kreu i KQZ).

Në Korçë bie në sy Andrea Mano, ish-prefekti dhe deputeti aktual që i zuri vendin Ervin Salianjit pas burgosjes, deputetët Bledion Nallbati dhe Edmond Spaho, si dhe deputetja Sorina Koti.  Kurse në Kukës gjendet emri i Isuf Çelës dhe në Dibër bie në sy emrat e deputetit Kreshnik Çollaku, i ish-drejtorit të LSI-së dhe ish-deputetit përparim Spahiu, si dhe i gazetarit Basir Çollaku.

Qarku i Durrësit ka në listë emra si të deputetes Andia Ulliri, ish-drejtorit të Policisë, Emri Vata, zëdhënëses së Berishës, Floriana Garo, Igli Carës, si dhe anëtares së kryesisë Ilirjana Kuçana.

Në Elbasan ndodhen emrat e Aurel Bylykbashit, Blendi Himçit, deputetëve Dashnor Sula, Lefter Geshtenja, Qani Xhafa dhe Zheni Gjergji. Kurse në fund, në listën e Fierit ndodhen emrat e deputetëve Luan Baçi dhe Saimir Korreshi.

Procesi i primareve po kundërshtohet nga një pjesë e grupit parlamentar të PD, të cilët kanë refuzuar të bëhen pjesë e tij, duke hequr dorë automatikisht nga gara për të qenë sërish deputetë. Deputetët demokratë, Helidon Bushati, Ferdinand Xhaferraj, Petrit Doda, Emilja Koliqi, Eralda Bano dhe Kasem Mahmutaj kanë refuzuar Primaret.

Next Post
Zelensky pas përplasjes me Trump: S’i detyrohem ndjesë, dua garanci për sigurinë e Ukrainës

Zelensky pas përplasjes me Trump: S'i detyrohem ndjesë, dua garanci për sigurinë e Ukrainës

Comments 1

  1. Na ruajt zoti says:
    10 months ago

    Nje I hequr nga administrata per abuzime shkon ne primaret e Permeti dhe Kelcyres dhe del I pari me 130 votakaq poshte e ulin qytetarin duke I ofruar nje nivel te turpshem

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U përplasën ashpër në shtëpinë e Big Brother, Juxhini dhe Iliri përqafohen pas debatit: Po ndihem keq, s’mund ta bëja kurrë ty..

U përplasën ashpër në shtëpinë e Big Brother, Juxhini dhe Iliri përqafohen pas debatit: Po ndihem keq, s’mund ta bëja kurrë ty..

December 25, 2025
Ngjarje e rëndë/ I ngeci në fyt panetonja gjatë drekës së Krishtlindjes me familjen, humb jetën 47 vjeçari

Ngjarje e rëndë/ I ngeci në fyt panetonja gjatë drekës së Krishtlindjes me familjen, humb jetën 47 vjeçari

December 25, 2025
VIDEO/ Kriza e thellë e PD-së dhe përjashtimi i të rinjve, Arbër Kola: Ja pse e mbështes lëvizjen e Salianjit

VIDEO/ Kriza e thellë e PD-së dhe përjashtimi i të rinjve, Arbër Kola: Ja pse e mbështes lëvizjen e Salianjit

December 25, 2025
Kuvendi i ri, të rinjtë e politikës duhet të jenë bashkues

Drita

December 25, 2025
VIDEO/ Çmenduri, ‘skifterët’ grabisin bankomatin si nëpër filma! Pamjet bëhen virale

VIDEO/ Çmenduri, ‘skifterët’ grabisin bankomatin si nëpër filma! Pamjet bëhen virale

December 25, 2025
RTSH, së shpejti me një kanal të dedikuar për fermerët dhe bujqësinë

Tonelata produkte bujqësore stok/ Rrapaj: Bujqit nuk marrin subvencione! Eksperti: Duhet orientim drejt kërkesës së tregut!

December 25, 2025
Shqiptari që po zhduket nga frika

Shqiptari që po zhduket nga frika

December 25, 2025
Ngjarje tronditëse/ U shtyp nga kali teksa bënte xhiro, ndërron jetë 45-vjeçarja

Ngjarje tronditëse/ U shtyp nga kali teksa bënte xhiro, ndërron jetë 45-vjeçarja

December 25, 2025
2025: Anatomia e përplasjes së madhe SPAK-mazhorancë

2025: Anatomia e përplasjes së madhe SPAK-mazhorancë

December 25, 2025
Suedi/ Dyshime për sulm terrorist, raportohet për shpërthim dhe disa të plagosur! Qëllohet për vdekje autori

Suedi/ Dyshime për sulm terrorist, raportohet për shpërthim dhe disa të plagosur! Qëllohet për vdekje autori

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com