• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot nuk është koha për bilanc

by Java News
01/12/2019 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi

(Ose një këshillë modeste për motrat dhe vëllezërit e prekur dhe lënduar nga fatkeqësia)

Në këto ditë të vështira pas tragjedisë së 26 nëntorit, ju lutem, dëgjoni dhe respektoni sa më shumë dhe me përulje sizmiologët, inxhinierët, arkitektët, urbanistët, psikologët, madje edhe astrologët, po të doni, sepse edhe ata mund të jenë gjithësesi më të vlefshëm.

Mos humbni asnjë sekondë të çmuar të jetës suaj të tronditur dhe të traumatizuar, duke ndjekur atë që thonë politikanët, e aq më pak të futeni në debatin e pafundëm se cili është engjëlli midis tyre. Sepse edhe vetë këta të fundit duhet ta mësojnë se është e sigurt që tërmeti, sado i rëndë të jetë, as të mban dot me zor në pushtet, por as të çon automatikisht tek fitorja.

Sot është koha që ta mbrojmë atdheun, duke e nisur këtë aksion nga vetja, familja, pallati, lagjia dhe qyteti, të cilit i përkasim. Ata që thonë se në këto ditë të jashtëzakonshme po sakrifikojnë për flamurin dhe për Shqipërinë, janë thjesht mashtrues apo sharlatanë, të cilët po shtiren botërisht si patriotë.

Nesër do të ketë kohë boll për të bërë bilancet, prej të cilave jam i sigurt që askush nuk do të shpëtojë. Si ata, që bënë sa mundën për të ndihmuar të prekurit nga fatkeqësia, qoftë edhe duke heshtur apo duke u lutur për ta në distancë, ashtu edhe të tjerët, që nuk lanë gur pa lëvizur për t’ia shtuar artificialisht ballët tërmetit, në mënyrë që të përfitonin politikisht prej tij. /e.s/

Next Post
“Revolucion tani”, mijëra protestues nisin raundin e ri të protestave në Hong Kong

"Revolucion tani", mijëra protestues nisin raundin e ri të protestave në Hong Kong

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In