Festivali më i madh i filmit në botë do të hapet sot në Kanë të Francës. Festivali i 69-të me radhë do të nisë me filmin “Café Society” të regjisorit amerikan, Woody Allen.
Në garë për çmimin prestigjioz “Palma e Artë” janë 21 filma. Regjisori australian, George Miller, është president i jurisë për garën kryesore. Festivali do të zgjasë deri më 22 maj.
ma.me