• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot mblidhet Kuvendi/ PS e vendosur në bllok për “5 qershorin”, kurse opozita parlamentare…

by Java News
23/07/2020 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shkak të pauzës, por edhe vështirësisë së punimeve gjatë muajve të pandemisë së COVID-19, shumë ligje, raporte, rezoluta, por edhe nisma për të ndryshuar Kushtetutën dhe disa kode janë shtyrë në kohë, duke bërë që të ngjishen në fund të muajit korrik. Si asnjë herë tjetër, në vitin e fundit Kuvendi do të mblidhet 4 herë në harkun e 7 ditëve.

Madje, në fillimin e javës së ardhshme do të ketë dy seanca të njëpasnjëshme plenare sipas kalendarit që u votua dje në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Përveç numrit të lartë të akteve dhe intensitetit të lartë të mbledhjes së Kuvendit, në këto 7 ditë do të kalojnë në Kuvend ligje me peshë shumë të madhe.

Duke nisur nga Amnistia Fiskale dhe Penale që u miratua dje në parim në Komisionin e Ekonomisë, ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave, por edhe një sërë ligjesh shumë të rëndësishme, që kërkojnë më tepër se sa shumicë të thjeshtë, e bëjnë këtë javë shumë të rëndësishme për jetën parlamentare në vend.

Sakaq, edhe kjo seancë e sotme do të ketë një vëmendje shumë të veçantë, pasi pritet që të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes që u arrit në Këshillin Politik mes maxhorancës dhe opozitës së bashkuar.

PS-ja është shprehur në bllok për ta miratuar këtë pakt, ndërsa nga radhët e opozitës parlamentare ka pasur përçarje, pasi jo të gjithë janë shprehur për votën pro për këto ndryshime, pasi aty nuk parashikohet hapja e listave.

Gjithashtu, në këtë seancë të sotme pritet që të dorëzohet raporti i Komisionit Hetimor për Presidentin, ku siç u miratua në Komision, nuk do të kërkohet shkarkimi i Metës.

Përveç kësaj, në Kuvend pritet të miratohet edhe dekreti i Presidentit Meta për kthimin e ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, të ndryshuar”. Po ashtu, në seancën e sotme plenare do të jenë në interpelanca ministrat Gent Cakaj dhe Besa Shahini.

g.kosovari

Next Post
“S’do të jetë e mjaftueshme”/ Bill Gates tregon sa doza vaksine do të na duhen për shërimin nga COVID-19

"S'do të jetë e mjaftueshme"/ Bill Gates tregon sa doza vaksine do të na duhen për shërimin nga COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In