Zhvillohet sot mbledhja e tetë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Pas mbledhjes së fundit në Elbasan, këtë herë takimi është lënë në Prishtinë. Kjo mbledhje vjen në një moment ku marrëdhëniet mes dy kryeministrave nuk janë në nivelin më të mirë, për shkak të qasjes ndaj Ballkanit të Hapur.
Në mbledhjen e sotme pritet të nënshkruhen disa marrëveshje në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike. Në total janë nënshkruar mbi 100 marrëveshje mes dyja vendeve.
Një ditë para mbajtjes së mbledhjes së përbashkët në Prishtinë, kryeministri Edi Rama dha lajmin se tarifat doganore të Shqipërisë me Kosovën do të hiqen.
Mbledhja e sotme pritet të nisë në orën 11.15 për t’u mbyllur pasdite me promovimin e librit “Përplasja e Madhe” me autor Enver Hoxhajn.
Agjenda
11.15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë – Shqipëri
Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
12.20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV”
Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë.
12.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
12.45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
18.00 – Promovimi i librit “Përplasja e Madhe” të Enver Hoxhaj
/a.r