Ditën e sotme, qytetarët e Malit të Zi do t’i drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri. Këto votime do të mbahen në një kohë të shoqëruar nga shumë ngjarje, si ‘përplasjet’ për ligjin e fesë apo dhe për shkak të pandemisë së COVID-19.
Në zgjedhjet e sotme garojnë Partia Social Demokrate dhe ajo pro-serbe Fronti Demokratik. Kjo e fundit mbështet lidhje me të forta me Serbinë dhe Rusinë. Pjese e zgjedhjeve janë dhe partitë shqiptare, të cilat garojnë vetëm në dy koalicione.
Bëhet fjalë për koalicionin e përbërë nga Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva dhe tjetri nga Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe PQSHI, ndërkohë që shqiptarët synojnë dy mandate. Kujtojmë se politika shqiptare iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë në Mal të Zi që votojnë masivisht dhe të mbështesin partitë shqiptare.
/a.r