Secili person që hyn në Kuvendin e Kosovës qoftë deputet a zyrtar qeveritar do t’i nënshtrohet kontrollit të detajuar para se të hyjë në sallën plenare, raporton KTV.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e Kryesisë, por ende nuk dihet se si do të veprohet me deputetët e opozitës të cilët sërish kanë paralajmëruar bllokimin e seancës. Kryetari Kadri Veseli ka insistuar që për çfarëdo veprime, vendimi të merret në kryesi por kjo gatishmëri nuk është shfaqur as te anëtarët e kryesisë e as te shefat e grupeve parlamentare, transmeton Koha.net. Në fund kryeparlamentari ka treguar se sigurimi do të futet në sallë nëse përdoren mjete të forta ose armë.
Në fund, Veseli ka kritikuar veprimin e policisë për arrestimin e Albin Kurtit.










