“Vdiqa më 19 tetor 2015, në klinikën Eternal Spirit, dhe varrimi u bë më 13 nëntor 2015”. Simon Binner, 57 vjeç, drejtor i organizatës shëndetësore Caremark, me qendër në Londër, ka zgjedhur këto fjalë, të publikuara në profilin profesional në LinkedIn, për të shpjeguar se ka zgjedhur eutanasinë.
Janarin e kaluar ai u diagnostikua me sklerozë laterale amiotrofike agresive, sëmundje e rrallë e motoneuroneve që dëmton pjesët e sistemit nervor dhe për të cilën ende nuk është gjetur kura.
“Teksa kthehesha në shtëpi pas diagnostikimit e vendosa se çfarë do të bëja kur të më vinte koha. Sëmundja ka përparuar shpejt, fillimisht më dhanë kohë deri më 2017-2018, por mjekësia nuk është shkencë ekzakte”, shkruan Biner. “Nuk ia uroj askujt këtë sëmundje, më mirë një iktus apo të të shtypë ndonjë shofer i dehur”.









