• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot hapet Panairi i Librit në Prishtinë

by Aalison Pearse Stevens
07/06/2016 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbrëmje në ora 18:00 bëhet hapja zyrtare e edicionit të 18’të të Panairit të Librit, në ambientet e Pallatit të Rinisë

Mbi 100 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia do të shpërndajnë titujt e tyre në tri hapësira brenda Pallatit të Rinisë.

Rreth 1 mijë e 500 tituj të rinj, 12 aktivitete për përvjetorët e personaliteteve më të zëshme të librit, dhjetëra përurime librash, debate dhe darka, në të cilën ndahen çmime, përbëjnë pakon e edicionit të sivjetmë të ngjarjes kryesore të librit në vend.

Mysafirë të Panairit të Librit në Prishtinë sivjet janë shkrimtarja nga Parisi, Jennie Dorny, dhe shkrimtari e kineasti shqiptar, Roland Gjoza.

Organizatorët e panairit kanë bërë të ditur se tashmë përgatitjet kanë përfunduar dhe janë në pritje të botuesve.

Tradita e shënimit të përvjetorëve të personaliteteve të mëdha letrare shqiptare e botërore sivjet vazhdon me 450-vjetorin e lindjes së Pjetër Budit, 400-vjetorin e vdekjes së William Shakespeareit, 400-vjetorin e vdekjes së Miguel Cervantesit, 150-vjetorin e lindjes së Ndre Mjedës, 150-vjetorin e lindjes së Andon Zako Çajupit, 100-vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Geraldinë, 100-vjetorin e lindjes së Jusuf Vrionit, 100-vjetorin e lindjes së Esad Mekulit.

Po ashtu, pjesë e aktiviteteve janë edhe ato që i dedikohen 90-vjetorit të Kasëm Trebeshinës, 80-vjetorit të lindjes së Ismail Kadaresë, 80-vjetorit të lindjes së Rexhep Qosjes dhe 80-vjetorit të lindjes së Adem Demaçit.

Për çdo vit, Panairi i Librit në Prishtinë sjell edhe mysafirë. Shkrimtarja amerikane që jeton në Paris, Jennie Dorny, do të jetë pjesë e këtij edicioni për të ndarë me vizitorët eksperiencën e saj në fushën e librit. Libri i saj i parë titullohet “Gambling Nova” dhe është shkruar më 1999.

Dorny është autore edhe e “Eridan” (2002) dhe “When Cupid Loses His Head” (2007). E Roland, që jeton në ShBA, vitin e kaluar me librin e tij “Zogjtë e Hiçkokut” qe shpallur autor i vitit nga Shoqata e Botuesve e Kosovës në çmimet që ndahen në kuadër të panairit.

Për çdo vit, në darkën tradicionale organizatorët nderojnë librat më të mirë në prozë, poezi, kritikë, përkthime letrare, projektim kapital sikurse edhe shpallin shkrimtarin e vitit të letërsisë shqipe, atë të letërsisë së huaj dhe standin më të vizituar.

Panairi i 18-të do të mbahet nga 7-12 qershor 2016 në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, përgatiti Gazeta “Express”. (b.an)

Next Post

Prokurorët spanjollë kërkojnë gjykimin e Neymarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In