• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot fituesit e Lotarisë Amerikane, kujdes nga faqet mashtruese

by A R
03/05/2016 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë ata qytetarë shqiptarë të cilët  kanë aplikuar në muajin tetor të vitit që lamë pas për Lotarinë Amerikane, do të njihen me rezultatins ot pasdite, në orën 18:00. Ambasada Amerikanë në Tiranë tregon rrugën dhe mekanizimin për të parë përgjigjen, që për vendin tonë nxjerr fitues deri afro 3 mijë aplikantë (individë ose familjarë). Sipas Ambasadës, njoftimet zyrtare të përzgjedhjes së fituesve do të bëhen nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve, duke filluar nga 3 maji 2016 deri më 30 qershor 2017, vetëm në faqen e internetit www. dvlottery.state.gov, ndërsa sqaron se çdo faqe tjetër është mashtrim i individëve apo firmave pirate.

Edhe këtë vit, të përzgjedhurit nuk do të njoftohen si fitues përmes letrave, shtypit apo e-mailit, por vetëm duke klikuar në faqen zyrtare dhe duke plotësuar të dhënat e dala nga aplikimi fillestar. (Kodi 16-shifror i aplikimit, emri, mbiemri dhe datëlindja). “Çdo njoftim me e-mail ose letër që deklaron se jeni përzgjedhur për të marrë lotarinë nuk vjen nga Departamenti i Shtetit dhe nuk është i ligjshëm. Çdo komunikim me email që ju merrni nga Departamenti i Shtetit do ju drejtojë juve për të rishikuar Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve për informacion të ri në lidhje me aplikimin tuaj. Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit për të hyrë tek Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve (Entrant Status Check), që bëhet aktive në faqen e internetit, www.dvlottery. state.gov nga 3 maji 2016 deri të paktën në qershor 2017.

Nëse regjistrimi juaj nuk është përzgjedhur, ju nuk do të merrni udhëzime shtesë”, sqaron Ambasada. Përzgjedhja e fituesve Para se të kontrollojnë përgjigjen, aplikantët duhet të kenë përballë fletën e printuar në datën kur kanë bërë aplikimin. Aty gjenden të dhënat përkatëse, të tilla si kodi i regjistrimit 16-shifror, emri, mbiemri, si dhe viti i lindjes. Për të proceduar me kontrollin, ata duhet të hyjnë në internet në adresën e vetme zyrtare të Departamentit të Shtetit Amerikan www.dvlottery.state.gov.al/ESC/. Pasi të hapet kjo faqe, aplikantët duhet të klikojnë në emrin “continue”, i cili bën thirrje për të vazhduar më tej, ku në faqen pasardhëse shfaqen 4 hapësira boshe.

Të gjitha ato hapësira, të detyrueshme për t’u plotësuar, duhen mbushur me kujdes, ku në rend nga sipër-poshtë, shënohet fillimisht kodi i konfirmimit të regjistrimit. Në fushën e dytë shkruhet me germa kapitale mbiemri, i pasuar nga datëlindja dhe një kodi i sigurisë, i cili shfaqet në ekran i përzgjedhur në mënyrë rastësore nga kompjuteri. Pasi të kontrollojnë të dhënat, të vendosura në fushat përkatëse, aplikantët duhet të klikojnë në butonin “Submit”, pas të cilit shfaqen në ekran dy variantet e mundshme, që tregojnë nëse jeni fitues ose jo. Në rast se aplikantët kanë fituar mundësinë për të udhëtuar drejt shtetit amerikan, sipas numrit që shteti amerikan asocion, ata duhet të presin nga 5 deri në 16 muaj për t’u thirrur për intervistë. (javanews.al / a.r)

Next Post

DOKUMENTI / Kush ishin komunistët shqiptarë që thyen zinë e vdekjes së Stalinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

March 18, 2026
“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

March 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi në PD nuk janë ata që janë me Berishën, por ata që janë dorëzuar tek Berisha

March 18, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

DASH, kabllogram Ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente

March 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për raportin e ndërmjetëm mbi Shqipërinë?

March 18, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

March 18, 2026
Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

March 18, 2026
Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

March 18, 2026
Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In