• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot finalja e madhe e “Kënga Magjike”, ja pretendetët për ta fituar

by A R
10/12/2016 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë mbyllur netët gjysmëfinale të festivalit “Kënga Magjike 2016” në Pallatin e Kongreseve, ku artistëve BIG u janë shtuar dhe emrat e të rinjve, që kanë kaluar të gjitha fazat e seleksionimit nga juria e profesionistëve, e përbërë nga Ulis Krajka, Juliana Pasha, Olti Curri, Venera Lumani e Sardi Shehu (Dj. Sardi).

kenga

Destinacioni i finales, sot në mbrëmje, që do të prezantohet nga showman- i Ardit Gjebrea dhe Eli Zaharia Zogu, u jep shansin edhe të rinjve, që fituan statusin e këngëtarëve “Big”, të bëhen pjesë e votimit.

Ata do të votojnë dhe do të votohen nga këngëtarët e tjerë pjesëmarrës të këtij kompeticioni për të zgjedhur në fund të natës finale edhe fituesin e çmimit të parë të “Këngës Magjike 2016”. Por si gjithmonë, edhe këtë edicion pika nevralgjike e kësaj gare është votimi, dhe dilema e madhe e konkurrentëve nëse do të votojnë si artisti për artistin, apo si miku për mikun.

Brenda garës spikatën Artiola Toska ft. Bruno, Arilena Ara, Rozana Radi, Alar Band ft. Klea Huta, Soni Malaj, Alban Ramosaj, Valon Shehu, Flaka Krelani, Endri & Stefi Prifi, Anxhela Peristeri etj., teksa në paskuintat e garës nisën dhe parashikimet për fituesit bazuar në aleancat mes artistëve, apo miqësitë e tyre të forta.

Shumë prej këngëve konkurruese janë kthyer tashmë në hite e njerëzit i kanë zgjedhur me kohë të preferuarit e tyre. Por diskutimi ka qenë nëse kënga hit mund të jetë dhe ajo fituese?

Nuk ka qëndruar jashtë këtij diskutimi edhe blogeri dhe moderatori i njohur Olti Curri, i cili këtë edicion ishte shumë pranë festivalit, duke qenë pjesë e jurisë që përzgjodhi të rinjtë. Në një prononcim për “In Tv”, Olti e ka thënë hapur se kush do të dëshironte që të shpallej fitues sot. Sipas tij, ajo është këngëtarja Artiola Toska që në bashkëpunim me Brunon solli në skenë hitin e shumëpëlqyer me titullin “Mirëmëngjes dashni”.

Ka pasur dhe të tjerë njerëz të medias që kanë parashikuar këta dy këngëtarë si fitues të garës, me krijimin e kompozuar nga Flori Mumajesi.

Por, sipas burimeve tona brenda festivalit, flitet se këngëtarët në garë kanë votuar me pikë maksimale për dy balada, pikërisht për “Nëntori” të Arilena Arës dhe “Ma thuaj ti” të Rozana Radit, raporton “Panorama Plus”. Gjithsesi, kjo garë është e paparashikueshme, ndaj le të shohim se kush do të triumfojë sot në finalen e madhe./a.m.

Next Post
Partnerë të shkëlqyer, të zgjuar, me intuitë…veçantia e personave me “M” në pëllëmbë

Partnerë të shkëlqyer, të zgjuar, me intuitë...veçantia e personave me "M" në pëllëmbë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In