Fillon gjykimi për “Kumanovën”. Sot fillon gjykimi për ngjarjet e Kumanovës, që u zhvilluan më 9 dhe 10 maj 2015. Nga kjo përleshje mes grupit të armatosur dhe forcave policore u vranë 8 pjesëtarë të policisë maqedonase dhe 10 persona nga grupi i armatosur. Në bankën e të akuzuarve pritet të ulen 29 persona, shumica prej tyre nga Kosova, por edhe nga Maqedonia.
Prokuroria Publike pritet që të dëshmojë tezën se personat e akuzuar kanë planifikuar një seri sulmesh terroriste në territorin e Maqedonisë. Nga ana tjetër, pala mbrojtëse hedh poshtë akuzën për terrorizëm.Përveç opinionit dhe familjeve të viktimave, në pritje të epilogut të gjykimit janë edhe banorët e Lagjes së Trimave, në Kumanovë.