Kryeministri Edi Rama e bën të qartë se nuk do të ketë më riadhesime për shqiptarët jashtë vendit, duke theksuar se për Shqipërinë kjo është e papërballueshme.
I ftuar në “Opinion”, kreu i qeverisë foli edhe për skadimin e kartave të identitetit dhe pasaportave.
Rama: Mos kërkoni dhe mos tentoni të vini sepse kufiri është i mbyllur. Ne nuk jemi një vend që mund të përballojmë hapjen e kufijve dhe të mbledhim të gjitha bombat këtu ndërkohë që jemi duke iu afruar mesit të kësaj lufte. Ruani veten tuaj dhe familjet tuaja. Rrini atje ku rrini. Kanë bursat. Të ulen dhe të paguajnë.
Kjo histori që në momentin që lançuam një një mision për ata që ishin në pikën e hallin, mblidhen mijëra telefonat. Ne riatdhesuam 2 mijë persona. Serbia riatdhesoi 400 e ca mijë para masave dhe doli Presidenti i Serbisë dhe tha se jemi të dorëzuar sepse kemi hapur një gropë të madhe.
Patetat dhe pasaportat
Rama: Kartat e identitetit dhe pasaportat për shkak të luftës janë të vlefshme. Nëse duan të shkojnë edhe me patentë makine dhe tek bankat nuk do të kenë asnjë problem.
Rama tha se nëse vendi nuk do kishte marrë masat që ka zbatuar deri më sot, Shqipëria do ishte kampion bote me numrin e viktimave, ndërsa theksoi se nuk dëshiron të bëjë garë se kush shtet ka më shumë të pajetë.
Gazetari: Kemi numrin më të lartë të të vdekurve në Ballkan.
Rama: Ne nuk e kemi, të lutem se nuk numërohen në mënyrë të tillë sepse …
për të bërë krahasime duhet të nisemi nga një kriter, kriteri që përdoret nga ata që janë në brendësi të kësaj lufte është numri i vdekjeve për 1 milion banorë.
Po të nisemi nga kjo, ne kem 5.6, pra, në mesatare jemi pak a shumë në të njëjtin nivel, por ne jemi vendi ku epidemia filloi, u shfaq, ishim më përpara se të tjerët, për shkak të Italisë, po të shikoni numrat, ishim me më shumë vdekje se të tjerët në gjithë zonën, por gjërat po ndryshojnë por unë s’dua të bëj garë se kush vend ka më shumë të vdekur.
Di që mesatarja është 5.1, vlerësoheni vetë ku është Shqipëria.
Në skenarin tonë optimist, pa masat ekstreme që morëm sot ne do ishim kampion bote, ne sot do kishim 80 të vdekur e në skenarin e moderuar do kishim kaluar 100, nëse nuk qëndrojmë në këtë barrikadë do kishim shkuar me mijëra viktima.
g.kosovari