Vendi është sot në zi kombëtare në nder të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, që sot përcillet në banesën e fundit.
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar është ulur në gjysmështizë. Ceremonia e homazheve do të organizohet në mjediset e Presidencës nga ora 10:00 deri në 12:00.
Pas kësaj arkëmorti, i shoqëruar nga kortezhi do të përshkojë në këmbë një pjesë të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri në kryqëzimin me Unazën për t’u nisur më pas drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia mortore me fjalimet e lamtumirës.
/a.r