• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sot dita e fundit e intervistimit të kandidatëve për SPAK

by Java News
12/07/2019 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot është dita e fundit e intervistimit të prokurorëve kandidatë për në SPAK. Deri më tani janë pyetur Vladimir Mara, Dritan Prenci, ndërkohë po pyetet Ndini Tavani dhe në fund do pyetet Maksim Sota.

Ndini Tavani mban aktualisht detyrën e Kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, por njëkohësisht edhe Prokuror në Njësinë AntiKorrupsion në Tiranë.

Ai ka qenë pjesë e grupit hetimor që ka ndjekur vrasjen e bankierit Artan Santo. Konkretisht Prokurori Tavani është marrë me hetimin e veprimtarisë së punës së Bankës Credins ku ishte aksioner Santo si edhe transaksionet që janë bërë nga kjo bankë.

Po kështu ai ka qenë prokuror edhe në çështjen e Bankës së Shqipërisë.

Pyetjet për të lidhen me çfarë cilësish do të sjell prokurori Tavani në SPAK, cfarë do të thotë SPAK në botëkuptimin e tij juridik dhe njerëzor.

Po ashtu ka pasur pyetje nga Komuniteti ndërkombëtar se “cili është qasja juaj organizative e parë kur merrni në dore një dosje”?

Ndërkohë edhe Vladimir Mara prezantoi para KLP aktivitetin e tij profesional ndër vite dhe disa nga çështjet më të spikatura që ka patur në hetim: goditje e grupeve kriminale si grupin e Tepelenës, dosja 339 me 74 personat nen hetim, sekuestrim sasi të madhe narkotikësh heroine në Kosovë, bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar duke përdorur metodat speciale të hetimit.

Prokuror Mara është pyetur për afatin e zgjatjes se një çështje: Nga ato që keni hetuar, çfarë bëni për të mbajtur mendjen të shëndosh duke patur parasysh presionin dhe stresin me punën tuaj.

“Kam paraqitur për vlerësim dosjet që kanë mbaruar dhe secila prej tyre ka specifiken e një dosje të ardhshme e SPAK dhe aktualisht kam 12 dosje ne hetim. Kam hetuar shumë zyrtar të lartë shtetërore nga ish-ministrat, ish-deputet etj. Me pavarësinë e prokurorëve që buron nga ligji i ri rritet dhe përgjegjësia e tij për punën që bëj”, tha ai.

Mara u përgjigj këshillit për rastin e vitit 2016, sekuestrim i sasisë së madhe prej 4 tonë narkotikësh në Vlore kur është akuzuar mediatikisht për fillimin e aksionit të policisë.

Mara pohoi se nuk ka qenë fare prezent në vendngjarjen dhe tha se “kam lajmëruar për dekonspirim duke kërkuar një hetim për personat që morën pjesë në aksionin e policisë”.

“Në këtë rast media ka qenë e përdorur dhe kam kërkuar që PP të bënte një sqarim publik”, tha ai më tej.

Mara u shpreh se në çdo vend që ka punuar ka sjellë eksperiencën e tij dhe është përpjekur të bëj më të mirën në respekt të profesionin e tij.

Po ashtu edhe Dritan Prençi ka prezantuar 9 vitet e tij në Prokurorinë e Tropojës dhe 5 vite si Drejtues e Prokurorisë së Kukësit.
Aktualisht ai është i komanduar tek Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ka dhënë dënim të përjetshëm për Jaho Mulosmanin, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit dhe dënimin me burg për dy anëtarët e familjes Haklaj.

Kurajo dhe vendosmëria kanë karakterizuar punën e tij, pavarësisht egërsisë së grupeve kriminale, që e kanë shtrirë aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Europian.

Ndërkohë, ai ka përfaqësuar në gjykatë dy çështje aktuale, që janë nën hetim; ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Burgjeve, i akuzuar për korrupsion.

“Besoj se cilësitë e mia dhe eksperienca ime janë ato të duhurat për të qenë pjesë e SPAK. Aktualisht kam mbi 40 çështje nën hetim, me më shume se 5 gjyqe në ditë”, është shprehur Prençi.

“Çfarë ndjesie ju jep fakti që keni marrë konfirmimin nga organet e vettingut? Keni patur një kërcënim real? “, ishin disa nga pyetjet që iu drejtuan.

“Po ka patur për shkak të akuzës që ngrita ndaj tij. Unë i rezistova presionit dhe aktualisht përfaqësoj në gjykatë rastin e tij. Nuk do të luhatem në vendimmarrjen time për derisa veproj konform ligjit”, tha ai.

“Çfarë vështirësish mund të hasë SPAK në hapat e tij të parë? “, u pyet ai sërish.

“Ndoshta mungesa e BKH. Duhen ngritur sa me shpejt strukturat për hetim në mbështetje të punës së prokurorëve”, tha ai.(tch)/l.m

Next Post
Lleshaj i përgjigjet Bashës për sulmet e KZAZ-ve: S’janë arrestuar si militantë të PD, por si shkelës të ligjit

Lleshaj i përgjigjet Bashës për sulmet e KZAZ-ve: S'janë arrestuar si militantë të PD, por si shkelës të ligjit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In