• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot, Dita Botërore e Shëndetit Mendor/ Nuk është turp, është sëmundje. Shko te mjeku!

by Java News
10/10/2021 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej vitit 1992, 10 tetori njihet si Dita Botërore e Shëndetit Mendor. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shëndeti mendor është mirëqenie në të cilën një individ realizon potencialin e tij ose të saj, mund të përballojë streset normale të jetës, punon në mënyrë produktive dhe kontribuon në komunitet”. Shëndeti mendor është shumë më tepër sesa mungesa e sëmundjes; është gjithashtu një mirëqenie që përfshin kapacitetin për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie, për të mësuar, për të punuar, për pushim dhe rekreim, si dhe mundësinë dhe të drejtën për vendime dhe zgjedhje personale.

I përkthyer në këtë mënyrë, shëndeti mendor është një burim themelor personal dhe shoqëror, që kontribuon në kapitalin njerëzor, fizik dhe shoqëror në komunitet. Nga ana tjetër, shëndeti mendor i çrregulluar shoqërohet me një sërë disavantazhesh shoqërore, abuzim me të drejtat themelore të njeriut, përkeqësim të shëndetit fizik, ulje të produktivitetit dhe rritje të rrezikut nga sëmundje serioze psikiatrike.

Në vitet e fundit, gjithnjë e më shumë po vërtetohet rëndësia e shëndetit mendor në arritjen e qëllimeve të zhvillimit global, gjë që dëshmohet nga përfshirja e shëndetit mendor në qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm.

Në të gjithë globin, më shumë se 450 milionë njerëz vuajnë nga çrregullime të spektrit mendor. OBSH-ja vlerëson se rreth 151 milionë njerëz vuajnë nga depresioni, 26 milionë nga skizofrenia dhe 125 milionë nga çrregullimet lidhur me alkoolin.

Rreth 20% e fëmijëve dhe adoleshentëve në botë kanë probleme me shëndetin mendor. Depresioni është një nga shkaqet kryesore të kufizimit të aftësive të tyre. Vetëvrasja, nga ana tjetër, është shkaku i dytë kryesor i vdekjes tek të rinjtë e moshës nga 15-29 vjeç. Njerëzit me gjendje të rënda të shëndetit mendor vdesin para kohe, madje edhe dy dekada më herët.

Pavarësisht përparimit në disa vende, njerëzit me probleme të shëndetit mendor shpesh përballen me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, diskriminim dhe stigmatizim.

Çrregullimet e shëndetit mendor po shënojnë një rritje në të gjithë botën. Kryesisht si rezultat i ndryshimit demografik, në dekadën e fundit, çrregullimet e shëndetit mendor kanë shënuar një rritje prej 13% (deri në vitin 2017).

Çrregullimet mendore mund të ndikojnë ndjeshëm në të gjitha fushat e jetës, si aftësitë për të mësuar dhe për të punuar, marrëdhëniet me familjen dhe miqtë dhe aftësinë për të marrë pjesë në komunitet. Dy nga gjendjet më të zakonshme të shëndetit mendor, depresioni dhe ankthi, ekonomisë globale i kushtojnë rreth 1 trilion dollarë për çdo vit.

Next Post
“Respekte mister Reja”/ Edi Rama uron trajnerin e kuqezinjve për ditëlindjen

“Respekte mister Reja”/ Edi Rama uron trajnerin e kuqezinjve për ditëlindjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme, Nura: Nuk do të mbarojë shpejt. Irani i mirëorganizuar ushtarakisht

Tensionet në Lindjen e Mesme, Nura: Nuk do të mbarojë shpejt. Irani i mirëorganizuar ushtarakisht

March 2, 2026
Shqiptarët e bllokuar në Dubai nga sulmet e Iranit, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim, ja kur do të nisin fluturimet!

Shqiptarët e bllokuar në Dubai nga sulmet e Iranit, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim, ja kur do të nisin fluturimet!

March 2, 2026
Gara për kreun e ri të Policisë, nesër firma e kryeministrit

Gara për kreun e ri të Policisë, nesër firma e kryeministrit

March 2, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla-opozitës: Kur SHBA godiste Iranin, ju i vinit zjarrin godinave

March 2, 2026
Irani kërcënon Shqipërinë? Mediat: Mund të godasë kampin e muxhahedinëve në Manzë

Irani kërcënon Shqipërinë? Mediat: Mund të godasë kampin e muxhahedinëve në Manzë

March 2, 2026
Vajza dhe dhëndri i Berishës rekurs në Gjykata e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

Vajza dhe dhëndri i Berishës rekurs në Gjykata e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

March 2, 2026
Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

March 2, 2026
Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

March 2, 2026
Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

March 2, 2026
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In