• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot bashkë me Metën akuzon Bashën, por Berisha e kishte në mendje që në 2015 skenarin e djegies së mandateve/ Procesverbali

by Java News
12/11/2021 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha dhe partia e Ilir Metës kanë nisur të akuzojnë Lulzim Bashën për skanerin e djegies së mandateve parlamentare në mars të vitit 2019, lëvizje e cila u ndërmarrë për të rrëzuar qeverinë Rama, por që u kthye në bumerang për opozitën. Në 13 shtator 2021, katër ditë pasi Basha e përjashtoi nga grupi i PD-së me kërkesës së SHBA, Sali Berisha nisi të akuzojë Bashën për djegien e mandateve. Berisha tha se “Ai (Lulzim Basha) duhet t’i dalë zot vendimit. Po më pyet, kam mendimin tim. Unë e kam mbështetur këtë, sikundër kam thënë ky vendim mund ta çojë në fitore, sikundër mund ta çojë në greminë ose në vetëvrasje”.

Pasditen e djeshme, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, tha se Lulzim Basha i kishte premtuar se kancelaria gjermane Angela Merkel dhe Partia Popullore Evropiane do të përshëndesnin vendimin e opozitës për djegien e mandateve. “Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara”, tha Kryemadhi, duke akuzuar Lulzim Bashën.

Ndërkaq, Presidenti Ilir Meta ka akuzuar bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Bashën për këtë skenar. Meta ka deklaruar se ndodhej në Gjermani, pasi sipas tij, nëse do të ndodhej në Tiranë, do të ndalonte djegien e mandateve, thua se nuk punonin telefonat dhe format e tjera të komunikimit, për t’i kërkuar gruas së tij të tërhiqej nga akti ekstrem, që u dënua nga SHBA-BE.

Në 3 tetor 2019, Meta ka theksuar se “Zero marrëveshje mes meje dhe Monika Kryemadhit! Dhe mund t’ju them se edhe ajo më ka gënjyer për çështjen e mandatave kur unë kam qenë në Gjermani dhe i kam shkruar në “whatsapp” se kjo është një marrëzi, nuk duhet të ndodhë në asnjë mënyrë. Ajo më tha: pa problem se edhe po ndodhi kjo mund të jap vetëm unë dorëheqje për arsye solidariteti, etj., po ata të tjerët nuk do t’i lënë mandatet. Dhe në fakt ndodhi gjë tjetër”.

Faktet tregojnë se djegia e mandateve është një skenar i Sali Berishës dhe Ilir Metës, për të krijuar turbullira politike në Shqipëri, prodhuar një krizë institucionale, si dhe për të krijuar kushtet për të ardhur në pushtet dhe për bllokuar reformën në drejtësi.

Shqiptarja.com sjell një dokument parlamentar, ku Sali Berisha ka shprehur hapur idenë e djegies së mandateve që në 2 korrik të vitit 2015. Sapo mori fjalën, Sali Berisha se kishte shkruar në Parlament me mendimin e djegies së mandatit.

“Duke ardhur në parlament po mendoja se cili xhest do të ishte më i përshtatshmi si protestë. Për herë të parë në karrierën time politike më erdhi ndër mend një akt, një xhest: djegia e këtij mandati që unë kam në xhep si deputet para parlamentit. Po hyjmë këtu në këtë sallë për një funeral, po hyjmë në këtë sallë për seancën e funeralit të votës së lirë, në funeralin e zgjedhjeve, që një klikë i shkatërroi ato në mënyrën përfundimtare, në mënyrën më të papërgjegjshme”, tha Berisha.

Idenë e djegies së mandateve Sali Berisha nisi të artikulonte publikisht sërish në fund të vitit, duke ia imponuar edhe Lulzim Bashës. Në 18 dhjetor të vitit 2017, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh publikisht kundër këtij skenari. “Ky është mendimi i z. Berisha. Mandatet e LSI nuk janë mandate që ia ka dhënë Edi Rama”, tha Kryemadhi.

Sali Berisha nxiti opozitën gjatë vitit 2018 për të dorëzuar mandate parlamentare. Në qershor të vitit 2018, Berisha tha se “Jo një herë, por të paktën 50 herë në ditë, unë mendoj që se pse rri në atë Parlament…”. Teksa Lulzim Basha i ishte bindur presionit të tij, Berisha duhet të bindte LSI-në, e cila kundërshtonte skanerin.

Në shkurt të vitit 2019, edhe LSI-ja iu bashkua idesë së Berishës për aktin ekstrem të opozitës. Për kthesën e LSI, ka dyshime të forta se rol vendimtar ka luajtur Ilir Meta, aleat i Sali Berishës dhe kryetar de fakto i LSI-së. Kur Basha dhe Kryemadhi finalizuan heqjen dorë nga mandatet në Kuvend, Ilir Meta shkoi në Gjermani, për të pasur një alibi se nuk kishte gisht në këtë vendim, ndërsa Sali Berisha tha se do të respektonte vendimin e opozitës!

Procesverbali kur Berisha deklaroi për herë të parë skenarin e djegies së mandateve  / shqiptarja.com

Next Post
Shumë vende rikthejnë bllokimin/ Vala e re e infektimeve alarmon BE-në. Të pavaksinuarit “syri i stuhisë”

Shumë vende rikthejnë bllokimin/ Vala e re e infektimeve alarmon BE-në. Të pavaksinuarit “syri i stuhisë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas protestës së sotme, Nënkryetari i PD-së tregon skenarët për rrëzimin e Edi Ramës

Pas protestës së sotme, Nënkryetari i PD-së tregon skenarët për rrëzimin e Edi Ramës

February 10, 2026
Bardhi u kërkon protestuesve të zhvendosen drejt Parlamentit, krijohet kordoni policor

Bardhi u kërkon protestuesve të zhvendosen drejt Parlamentit, krijohet kordoni policor

February 10, 2026
“Kush sulmon policinë, sulmon shtetin”, Taulant Balla reagon për protestën e opozitës

“Kush sulmon policinë, sulmon shtetin”, Taulant Balla reagon për protestën e opozitës

February 10, 2026
Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën, kush është kundër turpëron veten

Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën, kush është kundër turpëron veten

February 10, 2026
Policia tenton të shpërndajë turmën me ujë, protestuesit heqin barrierat metalike para Kryeministrisë

Policia tenton të shpërndajë turmën me ujë, protestuesit heqin barrierat metalike para Kryeministrisë

February 10, 2026
Përsëritet skenari! Pas fjalës së Berishës sulmohet Kryeministria, Policia reagon me autobotë

Përsëritet skenari! Pas fjalës së Berishës sulmohet Kryeministria, Policia reagon me autobotë

February 10, 2026
Protesta, Berisha flet për “kryengritje paqësore”: Jemi në momentin më kritik të 35 viteve të fundit

Berisha thirrje gjyqtarëve në Hagë: Para jush duhet të ulen Vuçiç e Rama, jo ish-krerët e UÇK-së

February 10, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 10, 2026
Aksionet e fundit të qeverisë/ Frrok Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

“Berisha, i vetmi që derdhi gjak në Bulevard”, Çupi: PD, e konsumuar për shkak të kotësisë!

February 10, 2026
“I paftuari” Salianji shfaqet në protestën e opozitës, por qëndron larg “zemrës”…

“I paftuari” Salianji shfaqet në protestën e opozitës, por qëndron larg “zemrës”…

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In