• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot afati i fundit për regjistrimet online në universitet

by A R
12/08/2016 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia Kombëtare e Provimeve njofton të gjithë kandidatët që duan të ndjekin studimet e larta në universitetet publike dhe private të vendit se do të kenë afat edhe sot, më 12 gusht 2016, të bëjnë aplikimin online nëpërmjet formularit të aplikimit. AKP-ja ka shtyrë afatin edhe me një ditë më shumë, duke u dhënë mundësinë të gjithë maturantëve që për arsye të ndryshme nuk kanë kryer aplikimin online të kenë mundësi të bëhen pjesë e garës për në universitet. Ky është shansi i fundit jo vetëm për ata studentë që do të aplikojnë në 12 universitetet publike, por edhe për ata që duan të ndjekin studimet në universitetet private. Pasi për herë të parë, Ministria e Arsimit do të mbikëqyrë aplikimet në universitetet private, dhe nëse një kandidat nuk kryen aplikimin online në portalin “matura.akp.gov.al”, nuk mund të vijojë studimet.

Maturantët ndryshe nga vitet e tjera, kur pjesë e programeve të studimit kanë qenë vetëm programet e studimeve që ofrohen nga universitetet publike, këtë vit ksnë të listuara edhe programet e studimit që ofrohen nga institucionet private. Në total, në formularin e aplikimit shfaqen 442 programe, ku 290 janë programe studimi që ofrohen në 12 universitete publike dhe 152 janë programe që ofrohen nga 22 universitete jopublike, mes të cilave duhet të zgjedhin vetëm 10 programe studimi. Fituesit do të përzgjidhen nga universitetet në bazë të kritereve që ato vetë kanë miratuar, dhe në bazë të kuotave të pranimit. Në total, në 34 institucionet e arsimit të lartë do të pranohen 31.579 studentë.

SHTYRJA E AFATIT
Data 12 gusht është dita e fundit që portali “Matura Shtetërore online” do të jetë të hapur për t’u dhënë mundësi të gjithë maturantëve të plotësojnë formularin e aplikimit në universitete. Maturantët në këtë formular kanë të drejtën të zgjedhin 10 programe studimi, nga universitetet publike dhe private. Edhe ata maturantë që duan të ndjekin shkollën e lartë në një nga 22 universitetet private në vend, duhet patjetër të bëjnë plotësimin e këtij formulari, pasi në të kundërt nuk do të mund të ndjekin studimet. “Njoftohen të gjithë maturantët/ kandidatët të cilët për arsye të ndryshme nuk arritën të plotësojnë në afatet e caktuara formularin për IAL publike dhe private dhe që plotësojnë kushtet për të aplikuar, se portali i Maturës Shtetërore do të rihapet në periudhën 11-12 gusht 2016, në mënyrë që ata të kenë mundësi të kryejnë aplikimin dhe të mos humbasin shanset e konkurrimit për IAL-Raundi 1.

Ky është afati i fundit që iu vihet në dispozicion maturantëve/ kandidatëve që nuk arritën dot të aplikojnë ditët e caktuara për këtë raund, në portalin ‘Matura Shtetërore 2016′”, përcaktohet në njoftimin e AKP-së. Ndër të tjera, përcaktohet se të drejtën të aplikojnë këtë ditë të fundit e kanë vetëm ata që e kanë kryer pagesën prej 2 mijë lekësh dhe kanë notën mesatare dhe të dhënat e tjera të shkollës së mesme në sistem. “Njoftimi është i vlefshëm për të gjithë maturantët/ kandidatët që: 1. Kanë plotësuar Formular A1/A1Z. 2. Gjenden në bazën e të dhënave të Maturës Shtetërore 2016. 3. Kanë të gjithë elementët e plotësuar për të aplikuar në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik dhe Privat”, sqarohet nga AKP-ja. Në portal mund të aplikojnë për në universitet maturantët që kanë mesataren mbi 6. Ata me mesataren nën 6 mund të aplikojnë vetëm për programe mësimore 2-vjeçare me karakter profesionale, si në universitet publike, edhe në ato private.

FITUESIT & KUOTAT
Lista e kandidatëve që kanë aplikuar në universitet do t’u dërgohet nga AKP-ja të gjitha universiteteve publike dhe private sipas programeve të studimit. Universitetet në bazë të kritereve që kanë përcaktuar, brenda datës 5 shtator do të bëjnë përzgjedhjen e fituesve. Aplikantët, ndonëse shpallen fitues në disa degë, kanë të drejtë të regjistrohen në vetëm 1 program studimi. Në 12 universitetet publike do të pranohen 22.420 maturantë, pa përfshirë trojet. Maturantët që duan të studiojnë në universitetet private, këtë vit duhet patjetër që të bëjnë aplikimin online brenda datës 12 gusht, pasi në të kundërt nuk do të mund të ndjekin studimet e larta. 22 universitetet private do të pranojnë 9.158 studentë për vitin akademik 2016-2017./GSH/a.m.

Next Post

U arrestua për drogë, 26-vjeçares i gjenden në telefon video ekstreme seksi me qen...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

April 11, 2026
20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

April 11, 2026
Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

April 11, 2026
Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

April 11, 2026
Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In