• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot afati i fundit i publikimit të kandidatëve, Rama i drejtohet selisë së PS/ Çfarë pritet të ndodhë

by Java News
08/03/2021 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Afati i fundit i vendosur nga KQZ-ja, për publikimin e listave të deputetëve nga partitë garuese të 25 prillit, që përkon me mesnatën e kësaj të hëne, ka vendosur në lëvizje partitë e vendit.

I veshur me një kostum blu të errët dhe me një bluzë jeshile kreu i qeverisë mban në fytyrë maskën e personalizuar të betejës anti-COVID19, dhe ecën drejt hyrjes së Partisë Socialiste.

Partia Socialiste, ende nuk ka prezantuar kandidatët e saj në të gjitha qarqet. Mesditën e sotme kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë rozë, ndërsa në ambientet e jashtme të saj, është duke u montuar një skenë lëvizëse, ku do të bëhet dhe prezantimi i kandidatëve.

Rreth orës 19:00 pritet që kryeministri Edi Rama të ketë një komunikim me gazetarët, ndërsa në orën 20:00, drejtuesit politikë të qarqeve, njëri pas tjetrit do të prezantojnë kandidatët për deputet për PS në të gjithë Shqipërinë. Partia Socialiste duket se ka një strategji politike për të maksimalizuar votën.

Drejtuesit e qarqeve në të gjithë vendin, nuk pritet të jenë pjesë e listave të sigurta, por në kufirin e mandateve që PS synon të marrë.

Kryeministri Rama, pritet të kandidojë në dy qarqe, Vlorë e Durrës dhe në të dyja, do të pozicionohet në vendin e tetë në listat emërore. Një strategji të tillë, Partia Socialiste e ndoqi në zgjedhjet e vitit 2017, ku kryeparlamentari Gramoz Ruçi, u vendos i 9 në listë në qarkun e Fierit dhe PS në këtë qark, siguroi 10 mandate deputetësh.

Sakaq, kujtojmë se gjatë ditës dy parti kanë dorëzuar në KQZ listën e kandidatëve. Ato janë, Lëvizja për Ndryshim e ish-parlamentares Jozofina Topalli dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e kryesuar nga Monika Kryemadhi.

g.kosovari

Next Post
Me 84 vota! Rrëzohet në Kuvend dekreti i presidentit Meta për koncesionin e Rinasit

Me 84 vota! Rrëzohet në Kuvend dekreti i presidentit Meta për koncesionin e Rinasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

March 3, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Operacioni “Flaka e Fundit”

March 3, 2026
“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

March 3, 2026
VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

March 3, 2026
Gracka e Ramës, si po e zhvesh rinumërimi Sali Berishën nga alibia e ‘farsës zgjedhore’

SONDAZHI / Sot, PS do të fitonte me 48%. PD ka mbështetjen më të ulët që nga 11 maji

March 3, 2026
Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

March 3, 2026
Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

March 3, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

March 3, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

March 3, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Rama mbledh sot Kryesinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In