• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Sot, 11 prilli / Shkrimi profetik i Indro Montanellit pas vdekjes së Enver Hoxhës

by A R
11/04/2021 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot është 11 prill 2021. Enver Hoxha vdiq zyrtarisht në 11 prill 1985.

Për disa ishte një diktator gjakatar, për të tjerë, njeriu që rindërtoi Shqipërinë dhe i dha vendit zhvillim real, qëndrueshmëri që ende nuk e ka rifituar.

“Hoxha do të lerë pas vdekjes një boshllëk më të madh sesa vendi që zinte ndërkohë që ishte ende në jetë – shkruan në këtë artikull të botuar një ditë pas vdekjes së Enver Hoxhës mjeshtri i gazetarisë italiane Indro Montaneli.

Sikur ta dinte që edhe 36 vjet pas vdekjes së tij në Shqipëri do vazhdonte të bëhej politikë me Enverin, me flamurin e anti apo pro tij. 

Artikulli i botuar për herë të parë në shqip nga DITA është botuar në ciklin “Le vie del mondo – Viaggi d’autore – Albania”.

Nga Indro Montanelli

Ishte i fundit i stalinianëve; dhe burri i shtetit më jetëgjatë përsa i përket ushtrimit të pushtetit. E fitoi pushtetin si partizan dhe e mbajti më gjatë se Franco dhe Salazari. Në shekullin e fundit, përsa i përket vjetërsisë së shërbimit e kanë mposhtur vetëm Mbretëresha Viktoria dhe Franc Jozef.

Si e ka qeverisur Hoxha vendin e tij, ende nuk dihet. Për regjimin e tij tani për tani mund të thuhet vetëm ajo që De Custine thoshte një shekull e gjysmë më parë për atë të Carit: që kalonte gjysmën e kohës duke penguar që lajmet nga jashtë të hynin brenda; dhe gjysmën tjetër që lajmet e brendshme të dilnin jashtë.

Hoxha e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.

Dhe nga kjo fshehtësi mbërrinin zëra për persekutime alla-Pol Pot, për spastrime të përgjakshme dhe kampe asgjësimi. Mundet që diçka e tillë të ketë ndodhur gjatë epokës hoxhiane, por ishte edhe një situatë që e justifikonte, apo të paktën e shpjegonte. Pas ikjes së gjermanëve dhe italianëve Shqipëria ishte për pak kohë, nga fundi i luftës deri në Konferencën e Paqes, tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.

Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun. Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencë.

Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës që arrinte deri në arrogancë. Nuk ishte askush atëkohë dhe askush nuk e njihte. Ishte diplomuar në Shkencat Natyrore në Francë ku kishte gjetur tri dashuri, të cilave u qëndroi besnik gjatë gjithë jetës së tij: Marksizmin, Moet Chandon dhe gratë e hedhura.

Sapo u kthye në Shqipëri për të bërë profesorin, u përzu nga katedra për idetë e tij dhe themeloi Partinë Komuniste, në të cilën ishte për shumë kohë president, sekretari i përgjithshëm dhe ndoshta për ca kohë edhe anëtar i vetëm.

Prozelitë e para i bëri vetëm me mbarimin e luftës, por i bëri në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të komunizmit. Dhe, në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race. Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur duke i ofruar Moskës shërbimet e tij.

Por për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar; ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë më parë i tillë as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën. Mbi mënyrat me të cilat Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, babai mitik i një atdheu po aq mitik shqiptarësh, ndoshta është më mirë që të mos hetohet.

Fakt është që, që kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe. Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi. Por kur Krushovi mohoi Stalinin, ai mohoi Krushovin dhe zgjodhi si mbrojtës Maon, i cili nuk mund ta mbronte kushedi sa; dhe pas pak kohësh e mohoi edhe atë. Ujku i vetmuar nuk kërkoi tufë tjetër.

Dhe vetëm grushti i hekurt me të cilin mbajti të bashkuar vendin e tij mund të shpjegojë faktin që vdiq pothuajse 80 vjeç, në shtratin e tij dhe akoma në detyrë.

Montanelli

Montanelli

Të huajt e paktë që vizituan Shqipërinë thonë se Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar. Shqipëria është një vend arkaik dhe baritor ku nuk mund të bësh pasuri, por varfëria është shpërndarë në mënyrë të barabartë; dhe deri këtu, komunizmi ia doli mbanë. Por komunizmi i pëlqente Hoxhës, edhe pse i jepte instrumentet e pushtetit absolut.

Hoxha nuk e fshihte vokacionin për kultin e personalitetit. Ishte një satrap edhe ai. Kishte karakter gjaknxehtë, por nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Causheskut apo Kim II Sungut. Kërkonte bindjen më absolute, por në publik shfaqej rrallë dhe xhaketa e tij ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.

Nuk besoj se hoxhizmi mund t’i mbijetojë Hoxhës dhe as nuk mendoj se pasardhësi i tij kushdo qofshtë ai, mund ta mbajë Shqipërinë në pozicionin e “izolimit (le të themi) të mrekullueshëm”, në të cilin Hoxha e kishte vendosur në planin ndërkombëtar.

Siç ndodh me disa burra shteti proporcionalisht të sproporcionuar me shtetin që përfaqësojnë, Hoxha do të lerë pas vdekjes një boshllëk më të madh sesa vendi që zinte ndërkohë që ishte ende ne jetë. Dhe, boshllëqet në raportin mes forcave politike janë gjëja më e rrezikshme që mund të ndodhë.

Next Post
Balluku inspekton punimet e Rrugës në Vlorë, do të lidhë bypass-in me tunelin e Llogarasë

Balluku inspekton punimet e Rrugës në Vlorë, do të lidhë bypass-in me tunelin e Llogarasë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com