• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sorosi s’ka lidhje me kufijtë e Kosovës”/ Rama: Historia bëhet më qesharake kur thuhet se e ndaluan Berisha dhe ai në Presidencë

by Java News
26/11/2021 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV i dha përgjigje pyetjes nëse është pro apo kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Rama tha se nuk duhet folu për ndryshim kufijsh pasi sipas tij kjo është temë pa sens, por duhet bërë një marrëveshje mes dy vendeve për kufijtë. Rama tha se nëse ky diskutim do të bëhet duhet të bëhet si debat burrash ku duhet të marrin pjesë të gjithë.

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Pro apo kundër ndryshimit të kufijve?

Rama:Kjo histori është histori më vete, se i shoh që janë të lidhura, domethënë Sorosi ndërhyri se i’u prish plani i ndryshimit të kufijve. Duhet të dalim nga kjo histori. Sorosi as ka qenë përzierë në histori kufijsh, as ai dhe as Fondacioni, fare, fare! Gjithë kjo historia e ndryshimit të kufijve, është qesharake që të thuhet se këta e ndaluan. Ky dhe ai tjetri në Presidencë. Se si e ndaluan këta dhe kur u shfaq kjo që duhej ndaluar nuk e kuptoj. Kufijtë nuk ndryshojnë dot fshehurazi dhe nuk mbaron aty ku e bisedojnë njerëzit. Nëse bien dakord dy veta që akuzohet komplet pa lidhje Hashim Thaçi me Presidentin e Serbisë, ku do ta çojnë këtë ndryshim kufijsh, në shtëpi?

Shkullaku: Kur u propozua si projekt hasi pengesë. Merkel ka ardhur në Shkup dhe ka thënë s’ka ndryshim kufijsh.

Rama: Nuk ka pasur dakordësi në tavolinë mes tyre. Nëse do kishte kjo dakordësi do dilte, do shkonte në një proces politik, referendar, do dilte. Dhe unë dua të them se unë i jam referuar Rugovës dhe Qoses që kanë thënë që nëse bëhet ky debat duhet të bëhet si debat burrash ku duhet të marrin pjesë të gjithë. Kjo është e gjitha një farsë.

Shkullaku: Vuçiç e ka thënë që është për shkëmbim territori, Thaçi tha do zgjerohemi me Luginën e Preshevës. Kur jeni pyetur ju keni thënë që momente të tilla një kombi I vijnë 1 herë në 1 mijë vjet dhe nuk duhet ta lëmë të na ikë. Merkelit ju i thatë që ajo është kancelare e gjermanëve unë e di çfarë është më e mirë për vendin tim.

Rama: Unë mendoj se kjo është çështje shumë komplekse dhe ashtu siç është zhvilluar dialogu ka shumë vështirësi dhe do të duhej të ishin trajtuar me shumë kujdes. Duhet bërë një bisedë serioze. Me Malin e Zi ne s’kemi pasur asnjë problem dhe sa vjet u deshën për të bërë një dakordësi. Nuk duhet folur për shkëmbim territoresh, por për një marrëveshje për kufirin.

g.kosovari

Next Post
“Humbja e orientimit”/ Versioni i ekspertëve bullgarë se si ndodhi aksidenti tragjik me 46 të vdekur

U tha se kishin mbijetuar 8 persona nga aksidenti tragjik në Bullgari/ Zbardhet misteri i pasagjerit arab në autobusin e djegur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

March 15, 2026
Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

March 15, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet kurrë

March 15, 2026
U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

March 15, 2026
Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

March 15, 2026
Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

March 15, 2026
Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

March 15, 2026
“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

March 15, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

March 15, 2026
Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In