Për idenë e Luftës së Tretë Botërore, së fundmi është shprehur edhe miliarderi George Soros. Ai ka thënë për median se ndjehet shumë i brengosur për mundësinë e shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore.
Madje, ai ka dhe idenë sesi do të nisë: me konfliktin ndërmjet Kinës dhe ShBA. Shpenzimi ushtarak në Kinë po rritet dhe atje ka po ashtu tendenca për ridestinimin e ekonomisë për nevoja të vendi e jo për eksport.
Nëse ndodh konflikti ndërmjet Kinës dhe aleatëve të Amerikës, si Japonia, nuk është e tepruar të thuhet se jemi “në prag të Luftës së Tretë Botërore”, thotë Soros.