• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Sorensen, ish-shefi i UNMIK-ut: BE-ja t’i thotë Serbisë si të sillet

by Java News
27/04/2017 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Soren Jessen Petersen, e ka cilësuar si “skandaloz” veprimin e Serbisë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke vlerësuar si një “përpjekje të qëllimshme për ta minuar Kosovën”.

Në një intervistë me Radion Evropa e Lirë, Jessen Petersen, tha se ‘Serbia nuk e respekton rendin dhe ligjin’ dhe se ajo ‘qëllimisht po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës”.

Ai tha se BE-ja “ka përgjegjësi të caktuar që ta mbajë kredibilitetin e dialogut dhe t’ia bëjë të qartë Serbisë se duhet të sillet në përputhje me ligjet ndërkombëtare”.

Sipas tij, “BE-ja duhet t’i tregojë Serbisë se [kjo sjellje] do të ketë implikime për ambiciet e saj në procesin e integrimeve”.

Soren Jessen-Petersen ishte në krye të misionit të OKB-së në Kosovë, në kohën kur, atëbotë, kryeministri Ramush Haradinaj, dha dorëheqje për t’u përballur me akuzat për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë.

Zoti Jessen-Petersen, një gjykatë në Francë e ka liruar Ramush Haradinajn dhe nuk do ta ekstradojë në Serbi, siç e kanë kërkuar autoritetet në Beograd. Çfarë paraqet ky zhvillim?

Soren Jessen-Petersen: E shoh gjithë këtë zhvillim si thellësisht të papranueshëm ose skandaloz. Por ai tregon dy gjëra; e para, se Ramush Haradinaj është një njeri që në të kaluarën ka respektuar rendin dhe ligjin, me shumë vështirësi të theksuara, por ai e ka respektuar rendin dhe ligjin.

Ai është liruar dy herë nga një gjykatë ndërkombëtare dhe nuk ka pasur nevojë që të ketë një apel të dytë por ai e ka pranuar këtë. Për dallim nga Ramushi, është e qartë se Serbia nuk e respekton rendin dhe ligjin dhe mbase as edhe e dinë se çfarë do të thotë rendi dhe ligji. Mendoj se është skandaloze që ata kanë vazhduar përgjithësisht të veprojnë në këtë mënyrë, përgatiti Express. (b.an)

 

Next Post
Simpatizantët nuk e lënë të flasë, Rama ulët këmbëkryq dhe…

Simpatizantët nuk e lënë të flasë, Rama ulët këmbëkryq dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In