Ndryshimet në qeveri dhe betimi i ministrave të rinj të qeverisë “Rama” ka sjellë reagimin e ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Soreca uron ministrat të cilët sot bënë betimin te presidenti Ilir Meta, për marrjen e detyrës në një moment kyç, sipas tij, për të ardhmen e Shqipërisë drejt BE-së.
Postimi i Ambasadorit të BE në Tiranë
Urime anëtarëve të rinj të kabinetit që u betuan sot para Presidentit Meta.
Ata marrin detyrën në një moment të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.
Mirëpres të punoj me të gjithë!
/a.meta