Ambasadori Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me kreun e KED, Adrian Dvorani. Përmes një postimi në Twitter, Soreca shkruan se BE e mbështet punën e rëndësishme të KED-së.
“Sot takova Ardian #Dvorani, Kryetar i Këshillit të Emërimit të Drejtësisë. #BE mbështet plotësisht punën e rëndësishme të Këshillit. Mbështetja teknike dhe administrative është e nevojshme për Këshillin që të kryejë detyrat e tij të rëndësishme”, shkruan Soreca. /a.meta
