Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca zhvilloi sot një takim me kreun e KED-së, Ervin Pupe.
Në një postim në facebook, Soreca shkruan se takimi vjen në kuadër të takimeve me kryetarë të institucioneve të drejtësisë.
Ambasadori i BE-se vë theksin në vijimin e emërimeve nga Gjykata e Lartë të gjyqtarëve të mbetur të Gjykatës Kushtetuese, që të sigurohet sipas tij, pavarësia e saj e plotë.
“Kënaqësi të takoja përsëri Kryetarin e KED-së Z. Ervin Pupe gjatë turit tim të takimeve me kryetarë të institucioneve të #drejtësisë. Me rëndësi të vazhdohet me emërimin nga Gjykata e Lartë të gjyqtarëve të mbetur të Gjykatës Kushtetuese, që të sigurohet pavarësia e saj e plotë,” shkruhet në postimin e delegacionit të BE-së në Tiranë.
/b.h