Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka reaguar pas mbështetjes publike që ka marrë nga komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, pas sulmeve të fundit të Berishës dhe Metës në drejtim të tij dhe drejtueses së OMN, Genoveva Ruiz Calvera.
Soreca falenderon Oliver Varhelyi për mbështetjen e fortë dhe për mesazhet e qarta të tij, për reformën në drejtësi.
Soreca dhe Genoveva Ruiz Calvera u sulmuan ashpër ditët e fundit nga Berisha dhe Meta, pas sajimit të një shkrimi nga një portal anonim, se ata mbështesin Edi Ramën, i cili i paguan ata me lekët e drogës.
Sulmet ndaj tyre sollën sot reagimin e ashpër të Brukselit zyrtar.