Në konferencën e prezantimit të Progres Raportit të BE për Shqipërinë, ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca është pyetur dhe për kaosin e Rithemelimit në Kuvend.
Soreca tha se shpreson që të kthehet normaliteti, ndërsa u bëri thirrje partive politike që të kthehen në dialog.
“Institucionet funksionale në demokraci janë një aspekt thelbësor i integrimit të Shqipërisë në BE.
Shpresoj të kthehet shpejt në funksionalitet normal dhe apeli ynë është që të gjitha partitë të punojnë drejt bashkëpunimit dhe dialogut që ta përmbushin këtë objektiv.
Raporti e identifikon si rruga për të ecur para”, tha Soreca.
/A.R