• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Soreca: Ekspertë monitorues për rindërtimin! Gati për të vijuar me fazën pasardhëse

by Java News
04/03/2020 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca, thotë se për procesin e rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, në Shqipëri do të vijnë ekspertë monitroues ndërkombëtare. Gjatë mbledhjes së Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Soreca theksoi rëndësinë e transparencës në përdorimin e fondeve.

Sakaq, ai ka rikujtuar ndihmën e madhe që i është ofruar Shqipërisë gjatë Konferencës së Donatorëve me 17 shkurt, duke u shprehur se tashmë do të vijohet me fazën pasardhëse.

“Të mos harrojmë datën 17 shkurt dhe në fakt slogani është i njëjtë, së bashku për Shqipërinë. Është dëshmuar një kujdes i jashtëzakonshëm ndaj këtij vendi ku ne shërbejmë. Ne duhet të ecim përpara tani. Jemi krenar që kemi marrë përsipër organizimin për konferencën, na janë dashur shumë përpjekje, megjithatë pritshmëritë tona u tejkaluan nga rezultatet. Pas disa ditësh organizimesh jemi të gatshëm të vijojmë me fazën pasardhëse. Kemi diskutuar me ministrin e Rindërtimit për t’u siguruar që jo vetëm të jemi të shpejtë në rezultate, por dhe efektivë. Kjo është një mundësi e re për Shqipërinë. Fakti që shtohet përtej rindërtimit në vetvete, e bën rolin e BE edhe më të rëndësishëm për shkak se jeni në rrugën drejt integrimit. Ne e ndjejmë që kemi një detyrim për të ndihmuar dhe për të këshilluar. Për ta bërë këtë ne duhet të jemi pjesëmarrës në këtë proces, por gjithashtu edhe me skuadrën që do ta drejtojë këtë program, duke filluar me ministrin, që të sigurohemi që të gjitha përpjekjet e bëra do të shpaguhen dhe të gjitha proceset do të bëhen në mënyrë llogaridhënëse dhe transparente. Ne jemi në pikën që falë bashkëpunimit me PNUD që këto 15 milionë të mund të përdoren shumë shpejt, dhe presim fundin e kësaj jave të japim rezultatet e para. Është e rëndësishme t ëjemi të gjithë së bashku. Kemi diskutuar me partnerët ndërkombëtarë që të koordinohemi me ju dhe ndërmjet vetes, ndërmjet nesh.

Nuk është nevoja për një strukturë të re, Ne kemi formatin e partnerëve të bashkëpounimit dhe zhvillimit, dhe kjo duhet të funskisonojë për t’u siguruar që të mos ketë mbivendosje, ose mospërkimeve mes premtimeve dhe kontributeve në praktikë.

Ju po na sfidoni si BE dhe ne na pëlqen kjo gjë. Na pëlqen oferta e ministrit Ahmetaj për pjesëmarrje në strukturën e rindërtimit, dhe do të kemi strukturë ekspertës në komitetin shtetëror të ndërtimit.

Po ka afate kohore që duhen realizuar, megjithatë ne punojmë ditë e natë për t’u siguruar që gjërat të funksionojnë”, tha ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca. /e.s/

Next Post
Yuri Kim flet për mbështetjen e SHBA: Do të vazhdojmë të jemi krah jush

Yuri Kim flet për mbështetjen e SHBA: Do të vazhdojmë të jemi krah jush

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

April 10, 2026
Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

April 10, 2026
Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

April 10, 2026
Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

April 10, 2026
Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In