Operacioni evropian, ”Sophia”, ngarkuar që prej vitit 2015 për të luftuar kundër trafikut të qenieve njerëzore në Mesdhe, ka mundësuar shpëtimin e 42 000 personave dhe trajnimin e 201 rojave bregdetare libiane, njoftoi sot drejtuesi i këtij operacioni, admirali italian, Enrico Credendino.
“Ne kemi arrestuar 119 trafikantë të dyshuar, kemi trajnuar 201 roja bregdetare dhe kemi shpëtuar rreth 42 000 persona”, deklaroi admirali, Credendino në kuadër të një seminari, në Romë, kushtuar migracionit dhe sigurisë në Mesdhe.
“Qëllimi i trajnimit të rojave bregdetare, numri i të cilëve do të arrijë në 400, është t’u japë libianëve kapacitetin dhe kompetencat për të punuar në mënyrë korrekte në det”, shtoi admirali. /b.d