Mbarë opinioni artdashës shqiptar po e mban të mbërthyer vemendjen në Lisbonë ku sot nis Eurosong 2018. Ylli i muzikës shqiptare Eugent Bushpepa, i cili përfaqëson Shqipërinë me këngën “Mall”, fituese në Fest ’56 në RTSH, do të këndoj sot i treti pas përfaqësuesve të Azerbaixhanit dhe Islandës.
Një ditë më parë Eugent Bushpepa dhe ekipi i tij pushtuan skenën gjatë provës gjenerale. Kënga “ Mall” u prit me ovacione nga publiku i pranishëm. Zëri i Bushpepës deri me tani konsiderohet një nga vokalet më të rralla dhe më të fuqishëm të këtij Eurovizioni.
Ai shoqërohet nga instrumentistët: Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe back vocalistet Erinda Agolli, Greta Radovani
a.ç