• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sonte miqësorja Shqipëri-Norvegji, kë favorizon bilanci i përballjeve

by Java News
26/03/2018 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e kësaj të hëne, në orën 19:00, në “Elbasan Arena” të qytetit të Elbasanit, kuqezinjtë e Shqipërisë të drejtuar nga trajneri italian Christian Panucci do të përballen në një takim miqësor me Norvegjinë.

Një kundërshtar jo i panjohur për ekipin tonë kombëtar, edhe pse përballë njëri-tjetrit janë vendosur vetëm 4 herë. Një bilanc, i cili duket se ka një barazpeshë totale, me nga një fitore për secilën kombëtare, si dhe dy barazime.

Më konkretisht, sfida e parë zyrtare për një tur kualifikues ka qenë ajo e 14 tetorit të vitit 1988, kur Shqipërisë i duhej të udhëtonte drejt vendit nordik për t’u përballur me Norvegjinë, nën drejtimin asokohe të trajnerit Astrit Hafizi. Ndeshja do të përfundonte në barazim 2-2, me gola të shënuara nga Alban Bushi, sot trajner i Shpresave, dhe Igli Tare, sot drejtor sportiv i Lacios. Për nordikët do të shënonte Rekdal me penallti dhe Berg, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2000.

Në ndeshjen e kthimit të po atyre kualifikueseve, më 5 qershor të vitit 1999, Shqipëria do të humbiste në “Qemal Stafa” 1-2 përballë norvegjezëve. Igli Tare do të gjente rrugën e golit edhe në Tiranë, duke barazuar përkohësisht rezultatin pas golit të hershëm të shënuar nga Iversen, por në fund të takimit kuqezinjtë do të dorëzoheshin pas golit të Tore Andre Flo.

Për t’u përballur sërish midis tyre këto dy kombëtare do të duhej të pritej viti 2013, ose më saktë kualifikueset e Botërorit të 2014-s, në Brazil.

Më 22 mars 2013, pikërisht në Norvegji, Shqipëria do të arrinte edhe fitoren e vetme në këtë përballje kokë më kokë, me supergolin e shënuar nga Hamdi Salihi, nën drejtimin e Gianni de Biasit. Vetëm pak muaj më pas, më 7 qershor të po atij viti, Norvegjia mund të ishte mposhtur sërish, pasi kuqezinjtë shënuan në pjesën e parë me anë të Valdet Ramës, por fati i keq i pësimit të golit në minutat e fundit do të na ndëshkonte sërish. Hogli do të shënonte për norvegjezët, duke mos lejuar Shqipërinë të kalonte me bilanc pozitiv nga kjo përballje direkte.

Tashmë nën drejtimin e një tjetër italiani, edhe pse jo një ndeshje zyrtare për Europian apo Botëror, Shqipëria e Norvegjia do të ndeshen sërish mes tyre, në një përballje që u shty disi në kohë, pasi norvegjezët “refuzuan” të luanin ndaj nesh në një datë të mëhershme për të cilën po negociohej mes dy federatave respektive.

a.ç

Next Post
Kush është gjykatësja që liroi drejtorin e LSI, ‘kokën’ e trafikut të kokainës

Paralajmërohet skandali i radhës me pronat në Durrës, 30 zyrtarë nën hetim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In