• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SONDAZHI/ Zaloshnja: Mazhoranca tkurret, por s’rritet opozita

by Java News
30/11/2017 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eduard Zaloshnja ka publikuar një sondazh elektronik të zhvilluar këtë fundjavë me 2100 të anketuar. Sipas këtij sondazhi tkurrja e mazhorancës po vazhdon, por edhe opozita nuk po rritet.Për çdo 100 votues të partive të shumicës (PS+PDIU+PSD), do të kishim 89 votues të vendosur të tyre, në qoftë se zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sot. Nga ana tjetër, për çdo 100 votues të partive të opozitës (PD+PR+LSI+LIBRA+etj.),do të kishim sot, po aq votues të vendosur të tyre.

Këto janë rezultatet e një sondazhi elektronik, që zhvillova gjatë kësaj fundjave, me 2100 të anketuar në shkallë kombëtare. Kampioni u ripeshua, për ta përfaqësuar elektoratin shqiptar sa më mirë, demografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit për këtë sondazh, ishte plus/minus 2.7%.

Duke ndërthurur rezultatet e zgjedhjeve të 25 qershorit, me koeficientët e mësipërm, më rezulton se, rreth 740 mijë votues janë të vendosur të votojnë sot, për një nga partitë e shumicës (PS+PDIU+PSD). Me fjalë të tjera, rreth 90 mijë më pak, se më 25 qershor. Nga ana tjetër, rreth 750 mijë janë të vendosur sot, për të votuar për një nga partitë e opozitës (PD+PR+LSI+LIBRA+etj., etj.,). Domethënë, njësoj sa më 25 qershor (shihni grafikun 1). Ndërsa rreth 610 mijë votues, ose janë të pavendosur të votojnë sot për ndonjë nga partitë aktuale, ose janë të vendosur të mos votojnë fare (shihini grafikun 2).

Nga sondazhi, rezulton se disa të anketuar që kishin votuar më 25 qershor, për një nga 15 partitë e opozitës, nuk janë gati të votojnë për një prej tyre. Ndërsa disa të anketuar të tjerë, që nuk kishin votuar fare më 25 qershor, janë gati të votojnë sot për një nga partitë e shumta të opozitës. Sidoqoftë, në total, opozita (PD+PR+LSI+LIBRA+etj, etj.,) nuk ka rritje në krahasim me 25 qershorin.

Krahasuar me shifrat e sondazhit tim të ngjashëm të para një muaji (rezultatet e të cilit i kam paraqitur e analizuar më parë në Albanian Free Press  http://afp.al/news/2017/11/zgjedhje-te-parakohshme-opinion-nga-eduard-zaloshnja-59754/ ), konstatohet një tkurrje e mëtejshme e shumicës, edhe me 20 mijë vota të tjera, – luhatje e papërfillshme statistikore e opozitës (me 10 mijë vota); dhe një rritje njëmujore prej 30 mijë zgjedhësish e elektoratit “gri” (blloku i mosvotuesve/të pavendosurve).

Duke qenë një sondazh elektronik (me një buxhet tepër, tepër modest), nuk mu krijua mundësia të analizoja shkaqet e luhatjeve të mësipërme elektorale (duke përdorur një metaforë mjekësore, ky sondazh shërben për të nxjerrë në pah problemet tek “pacientët”, por jo për të gjetur shkaqet e problemeve). Për t’i zbuluar shkaqet e luhatjeve elektorale, duhet përdorur një pyetësor më i zgjeruar, që përdoret zakonisht në anketimet shtëpi më shtëpi ose, në një shkallë më kompakte, në sondazhet telefonike. Një pyetësor i zgjeruar do të krijonte mundësinë për kryqëzime statistikore të përgjigjeve të të anketuarve.

Sidoqoftë, gjetjet e sondazhit të mësipërm, përbëjnë problem real si për shumicën, ashtu edhe për opozitën. Sepse, ndërkohë që 11 ndër 100 votues të qershorit të shumicës, e kanë humbur besimin në të (ndoshta nga skandalet e kohëve të fundit), nuk është rritur përkrahja e qytetarëve për partitë e opozitës në tërësi.

Fakti që shumë nga drejtuesit e partive të opozitës, kanë qenë figura kryesore të qeverisjeve të mëparshme, ndoshta nuk ngjall besim tek elektorati “gri” (bëhet fjalë për ata 610 mijë, që nuk janë gati të votojnë sot, për asnjë nga partitë aktuale). Ky lloj elektorati duket se është zhgënjyer keq nga shumica e partive ekzistuese dhe, ose pret daljen në skenë të një partie të re, ose e ka humbur fare shpresën te sistemi politik shqiptar.

Duke e përmbledhur, mund të thuhet se, krahasuar me 25 qershorin, rritje kemi vetëm në kampin “gri” – 520 mijë zgjedhës me banim në Shqipëri, nuk votuan për asnjë parti në 25 qershor, ndërkohë që sot, kemi 610 mijë që nuk janë gati të votojnë për asnjë nga partitë aktuale.

Beteja politike në muajt e vitet në vazhdim, do të përqendrohet pikërisht tek joshja e disa prej këtyre zgjedhësve “gri”, në mënyrë që ata të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Se cili kamp politik do të ketë sukses në këtë joshje  – shumica apo opozita – mbetet për t’u parë në zgjedhjet e radhës.

Detaje mbi votat për parti të veçanta
Ndryshe nga sondazhi i para një muaji, në sondazhin aktual, pyeta për parti të veçanta (jo thjesht për koalicionet). Nga përgjigjet për këto pyetje, arrita të ndërtoj grafikët 3 dhe 4 (shihni grafikët më poshtë).

Grafiku 3 tregon se, krahasuar me 25 qershorin, ka një tkurrje domethënëse (statistikisht dhe politikisht), si për PS-në, edhe për dy aleatet e saj aktuale (PDIU+PSD).

Ndërsa grafiku 4 tregon se, nga pikëpamja statistikore, ka një rritje të PD-së (krahasimisht me 25 qershorin), por kjo rritje nuk është fort domethënëse politikisht (mos të harrojmë faktin se, kur PD-ja iku nga pushteti, ajo dhe simotrat e saj të vogla, morën plot 680 mijë vota). Ndër partitë e tjera të opozitës, LSI-ja ka një luhatje të papërfillshme statistikisht, ndërsa votat e partive të vogla (PR+LIBRA+SFIDA+PAA+etj,etj.,) janë pakësuar me 1/3-ën e votave të qershorit (duke e sfumuar kështu rritjen e PD-së, në tërësinë e opozitës).

Në përfundim, po të përdorim metaforën e trenit elektoral, mund të themi se trenat e dy kampeve, kanë pak a shumë të njëjtën peshë elektorale. Por treni mazhoritar ka një lokomotivë të madhe me dy vagonë të vegjël, ndërsa treni opozitar ka dy lokomotiva, jo të mëdha (PD dhe LSI), që tërheqin dymbëdhjetë vagonë liliputë… Marrë nga Albanian Free Press

 

 

Next Post
VIDEO/ Ndodh edhe kështu, policia fut në burg 8…gomerë

VIDEO/ Ndodh edhe kështu, policia fut në burg 8...gomerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In