• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhi/ Shqiptarët mbështesin reformën në drejtësi, gjyqtarët e prokurorët kundër

by A R
11/04/2016 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët e mbështesin fuqimisht reformën në drejtësi. 91 % e të intervistuarve ose e mbështesin “plotësisht” (67%) ose “deri diku” (27%) nevojën për një reformë të tillë. Sipas IDRA-s, niveli i mbështetjes ndryshon në varësi të nivelit të informacionit të qytetarëve.

Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) ka kryer një sondazh, duke kryer 1000 intervista ballë për ballë, bazuar në një kampion përfaqësues kombëtar me qytetarë të moshës mbi 18 vjeç.

Nga sondazhi i kryer në dy muajt e parë të këtij viti, rezultoi se 91 % e të intervistuarve e mbështesin  nevojën për një reformë të tillë. Niveli i mbështetjes megjithatë ndryshon në varësi të nivelit të informacionit të qytetarëve.

Sondazhi tregoi se qytetarët shqiptarë besojnë se “gjykatësit dhe prokurorët” janë kategoritë më pak të interesuara për reformën, ndërsa komuniteti ndërkombëtar është më shumë i interesuar krahasuar me secilin prej aktorëve vendas. Qytetarët, gjithashtu besojnë se institucione të ndryshme duhet të bëhen gjerësisht pjesë e procesit të miratimit të reformës raporton Oranews.

Sondazhi tregoi se shumica e qytetarëve janë optimistë për shanset që ka reforma në drejtësi për tu miratuar  nga parlamenti brenda vitit 2016. Megjithatë, ata mendojnë se do të ketë grupe, organizata ose individë të cilët do të përpiqen ta pengojnë miratimin e kësaj reforme në parlament.

Edhe pse optimistë për “miratimin” e reformës, qytetarët shfaqen deri diku të kujdesshëm kur pyeten nëse reforma do të zbatohet me sukses. Ndjesitë e qytetarëve lidhen me faktin se edhe pse bien dakord që reforma do të “luftonte pandëshkueshmërinë” dhe do të “rriste efikasitetin dhe profesionalizmin e gjykatave, ata gjithashtu mendojnë se reforma mund të jetë “rezultat i negociatave politike të cilat mund të ndikonin negativisht suksesin e saj ose që “njerëzit që janë pjesë e sistemit gjyqësor janë të korruptuar, dhe si rrjedhojë ndryshimi i sistemit nuk do të garantonte përmirësimin e tij”.

Next Post

Perla të natyrës, 16 plazhe “të fshehtë” të mrekullueshëm (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In