• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhi/ Rreth 400 persona në botë kanë humbur jetën për një selfie në 13 vitet e fundit!

by
27/10/2021 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tejet shqetësuese janë gjetjet e një studimi spanjoll, sipas të cilit 379 njerëz në mbarë botën kanë humbur jetën duke bërë selfie në 13 vitet e fundit.

Dhe për fat të keq, ky numër është në rritje, siç tregon edhe studimi që do të botohet në revistën “Journal of Travel Medicine”, thekson gazeta franceze “Le Figaro”.

Nga janari 2008 deri në korrik 2021, të paktën 379 njerëz dhanë frymën e fundit duke pozuar në celularët e tyre për një selfie.

Shkencëtarët që përpiluan studimin pohojnë se shumica e vdekjeve janë për shkak të rrëzimeve, pasi nga 379 personat që humbën jetën, 219 lanë jetën e tyre të fundit duke rënë nga lartësia.

Shkaqe të tjera kryesore të vdekjes janë aksidentet me makina dhe trena, si dhe mbytja.

Më poshtë janë aksidentet më të shpeshta, me incidente të lidhura me armë zjarri (24 në numër) dhe goditje elektrike si dhe incidente që lidhen me sulmet nga kafshët e egra (17 në numër).

Studimi gjithashtu thekson se një në tre që vdiq duke bërë një selfie ishte duke udhëtuar në turizëm.

Në cilat vende janë regjistruar më shumë vdekje?

India vjen e para me 100 vdekje nga viti 2008 deri më sot, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara me 39 vdekje nga viti 2008 deri më sot dhe Rusia me 33 vdekje.

“Të dhënat për Indinë shpjegohen pjesërisht me faktin se shumë qytetarë nxjerrin kokën nga dritarja për të bërë selfie-n e përsosur”, shpjegon Christina Huesas, një nga autoret e studimit.

Studiuesi spanjoll vëren gjithashtu se të rinjtë janë më të rrezikuar me moshën mesatare të viktimave 24.4 vjeç.

“Nga 379 të vdekur, 41% janë të rinj nën moshën 19 vjeç”, tha ai, duke shtuar se trendi po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm.

“Që nga fillimi i vitit 2021, një person vdes çdo javë”, thotë ai.

/b.h

Next Post
Kërcënohet Albin Kurti/ Forca të shumta sigurie rrethojnë shtëpinë e tij

Kërcënohet Albin Kurti/ Forca të shumta sigurie rrethojnë shtëpinë e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In