• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SONDAZHI / PS fiton mandatin e katërt me mbi 50% të votave! Rama lideri më i pëlqyer, diaspora e preferon më shumë

by A R
17/01/2025 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhësit shqiptarë vijojnë të mbështesin Partinë Socialistë për një mandat të katër në pushtet. Të dhënat e sondazhit të fundit të Eduart Zaloshnjës në bashkëpunim me Report tv, të publikuara mbrëmjen e 16 janarit 2025, në emisionin “Frontline’ tregojnë se për PS sot do të votonin 50.5% e qytetarëve, 31.3% për PD, 16% për partitë e reja dhe 2.2% për partitë e vjetra. Ajo që vihet re është rritja e mbështetjes për socialistët në muajin janar me 2.4% krahasuar me dhjetorin.

Aktualisht edhe për PD ka një rritje të lehtë me 0.3%. Nga anketimi rezulton se edhe diaspora do tja jepte sot votën Edi Ramës me 52.9% mbështetje. Krahasuar me muajin dhjetor këtë vit duket se partitë e reja pëlqehen më pak nga elektorati, me një rënie të votimit me 3%. Ka një rritje të lehtë për partite e vjetra.

Pyetjes se cilin nga dy politikanët kryesorë kanë opinion më pozitiv, sondazhi tregon se shqiptarët zgjedhin pa hezitim Edi Ramën me 52.2% të votave. Madje në janar kryeministri ka një rritje të mbështetjes me 3.1%. Ndryshe rezulton Sali Berisha i cili ka vetëm 30% të mbështetjes, megjithëse me një rritje me 0.9% në janar. Rama sot sfidon Berishën edhe me votën e emigrantëve me një pëlqyeshmëri të 56.1% tyre. Ndërsa lideri demokrat pëlqehet 30.2%, 17.6% janë për asnjërin prej tyre.

Sa i takon arritjeve të qeverisë, në përgjithësi shqiptarët si brenda dhe jashtë shprehen pesimistë me 47% të votave, megjithëse ka një tendencë rritjeje me 2.3% të opinionit pozitiv gjatë muajit të parë të këtij viti.

Zgjedhësit u pyetën nëse i shohin normale sharjet dhe shpifjet e politikanëve ndaj njëri-tjetrit. 79.4% thonë se jo, ndërsa 11.2% i shohin normale, pjesa tjetër prej 9.4% janë të dyzuar.

1737064423_6.JPG

Marrëdhëniet me SHBA-në
Në pritje të betimit si president të Donald Trump më 20 janar, shqiptarët jashtë dhe brenda vendit mendojnë se nuk do të ketë ndikim në marrëdhëniet e Ramës me SHBA. Për 50.3% të qytetarëve raporti i Ramës me Trump do të mbetet po njësoj, 19.3% mendojnë se do përmirësohen. Nga ana tjetër, 25.2% thonë se marrdhëniet do përkeqësohen, ndërsa 5.2% shprehen se janë të dyzuar.

Trafiku

Lidhur me trafikun në Shqipëri krahasuar me vendet përreth, zgjedhësit e prirur për të votuar shprehen se trafiku në vendin tonë është më i rënduar. 55.7% mendojnë se është më i rënduar, 25.2% thonë se është më pak i rënduar, ndërsa 19.1% janë të dyzuar.

Metodologjia e sondazhit

Kampioni: 2401 zgjedhës të prirur për të votuar; 1801 në territorin e Shqipërisë, të kontaktuar me SMS krejt të rastësishme të shpërndara proporcionalisht në çdo qark, si edhe 600 zgjedhës nga emigracioni, të kontaktuar përmes miqve/të afërmve këtu.

Kampioni u ripeshua statistikisht për ta përfaqësuar elektoratin sa më mirë demografikisht, gjeografikisht dhe politikisht.

Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: Plus/minus 3%.

1737063839_5.JPG

Next Post
“Çmimet në qiell”, sherr mes Kullurit dhe Shkurtit: Nuk keni program, SPAK-u është propagandë…

“Çmimet në qiell”, sherr mes Kullurit dhe Shkurtit: Nuk keni program, SPAK-u është propagandë...

Comments 2

  1. Lili says:
    1 year ago

    Si mund të votohet Edi Rama që kërcënon me Gogolin e urisë 791.000 pensionistë?! Ky diktator që shau Enver Hoxhën,ky që edhe dreqi do të dridhej nga gjithë kjo ligësi dhe urrejtje që ka për ne shqiptarët..
    Puthet e përqafohet me liderët e huaj dhe popullin e varfër e lë pa ujë,pa ilaçe(se nuk i blejmë dot),pa ngrohjese kushton)…e ç’të të them të tjera

    Reply
  2. Anonymous says:
    1 year ago

    Ne si popull e kemi kujtesen Zero( O )te pelqesh k/hajdutin,dhe te harrosh bemat e tije eshte e tmerreshme.Perfundimisht po votuam kyt k/hajdutin e hajdutet e tije,jemi njerz pa llogjike e horizonte.Ktu zbehet fjale vetem per k/hajdutin,fjala eshte edhe per monstren e vicidolit,jane ortake.Ner te gjithe korrupsionin,e krimet,qe jane bere e behen,me aprovimin e ktyre dy ndytsirave,Para se tu japim voten te mendohemi mire sa jemi ne kohe,per ti larguar nji here e pergjithmone,kta qe shkatrruan jeten tone,e vendin tone SHqiperine.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

March 14, 2026
“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

March 14, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Ironia perverse e demokracisë sonë

March 14, 2026
Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

March 14, 2026
Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

March 14, 2026
Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

March 14, 2026
Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 14, 2026
Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

March 14, 2026
Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

March 14, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In