Nëse zgjedhjet parlamentare të 2025 do të mbaheshin sot, Partia Socialiste do të siguronte 9 mandate nga qarku i Elbasanit, sipas të dhënave nga sondazhi i realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën. Ndërsa pjesa tjetër e mandateve që prodhon qarku i Elbasanit shkon për Partinë Demokratike, pra vetëm 5 mandate.
Në total, në këtë qark PS do merrte 56.1% të votave të shqiptarëve, të atyre që jetojnë në vendin tonë dhe diasporës. Ndërkohë, PD do merrte 34.3% PD. Partitë e reja, do merrnin 8.1% të votave, ndërsa 1.4% e votave do të shkojnë për partitë e tjera të vjetra.
Sa i takon votës së emigrantëve, 57.2% do t’i votëbesonin fitoren Partisë Socialiste në këtë qark, ndërkohë që 34.1% do të votonin për Partinë Demokratike.
Krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 2021, PD humb një mandat, i cili i shkon Partisë Socialiste. Në 2021, PS mori 8 mandate ndërsa PD mori 6 mandate.