• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhi i OKB për perceptimin e korrupsionit, Shqipëria e 19-ta në botë

by Java News
16/03/2018 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është një nga vendet ku perceptimi i korrupsionit nga qytetarët e saj është ndër më të lartët në botë, sipas nën-indeksit të korrupsionit, të matur si pjesë e Indeksit të Lumturisë të publikuar së fundmi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Një nga treguesit që shërbente për të matur indeksin e lumturisë ishte niveli i perceptuar i korrupsionit. Kompania ndërkombëtare e Sondazheve Gallup, anketoi rreth 1000 individë në rreth 150 vende të botës. Në treguesin e korrupsionit, perceptimi u mat përmes dy pyetjeve: “A është korrupsioni i përhapur në qeveri apo jo?” dhe “A është korrupsioni i përhapur tek bizneset?”. Sa më i ulët indeksi, aq më i lartë është perceptimi për korrupsionin.

“Monitor” ka përpunuar të dhënat e hedhura online nga raporti botëror i lumturisë, i publikuar dy ditë më parë, ku rezulton se Shqipëria për perceptimin e korrupsionit merr një pikëzim prej 0.032, duke u renditur në vendin e 19 ndër shtetet, qytetarët e të cilëve mendojnë se janë të “zhytura” në korrupsion.

Shtetet me perceptimin më të lartë të korrupsionit në botë janë Lihuania, Bulgaria, Ukraina. Nga vendet e rajonit, Kosova është më keq se ne, ndërsa edhe në shtetin fqinj, Italinë, perceptimi i qytetarëve për korrupsionin është shumë i lartë.

Vendet që qytetarët përkatës mendojnë se ka një nivel të ulët korrupsioni janë Singapori, Danimarka, Finlanda, Zelanda e Re, Suedia, Zvicra. Këto janë dhe shtetet që rezultuan dhe të parat në renditjen e indeksit të lumturisë.

Ndërsa Shqipëria, në raportin e vitit 2018, rezultoi më e palumtura në Europë dhe ndër 10 vendet në botë, që kishin shënuar përkeqësimin më të madh në tre vitet e fundit.

Treguesit në të cilët bazohet indeksi marrin për bazë të ardhurat për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit, tregues për të cilët shqiptarët duket se rezultojnë më të pakënaqurit në rajon dhe Europë.

Krahas korrupsionit, Shqipëria renditet keq edhe në treguesin e mbështetjes sociale (e 19-a nga fundi), ku individëve u është bërë pyetja: “Nëse do të ishit në telashe, a keni të afërm apo miq se ku mund të mbështeteni që t’ju ndihmojnë kur keni nevojë?”.

Vendi ynë paraqitet më mirë në treguesit e pritshmërisë për një jetë të shëndetshme në lindje (të matur nga të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë) dhe të lirisë për të bërë zgjedhje në jetë, me pyetjen “A jeni të kënaqur apo të pakënaqur me lirinë për të zgjedhur atë që doni të bëni në jetë?”.

Në treguesin e të ardhurave për frymë, të matur sipas fuqisë blerëse, ku raporti ka përpunuar të dhënat e Bankës Botërore, Shqipëria është në vendin e 83 në botë, duke lënë pas në Europë vetëm Bosnjën (84) dhe Kosovën (91). Por, megjithëse më e varfër dhe me perceptim të lartë korrupsioni, në indeksin e lumturisë Kosova ishte e para në rajon, në vend të 66 (Shqipëria ishte në vend të 112, Bosnja është në vend të 93, Maqedonia në vend të 89, Mali i Zi në vend të 81, Serbia në vend të 78). /Monitor/

a.ç

korrupsion 1

korrupsion 2

korrupsion 3

korrupsion 4

 

 

Next Post
Aksident në aksin Tiranë-Durrës, makina përfundon mbi trafikndarëse

Aksident në aksin Tiranë-Durrës, makina përfundon mbi trafikndarëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In